杏MAP导航

K?rko

At Roberto Pasolini, predikatar i Sht?pis? Papnore, duke mbajtur predikimin e tret? t? Kreshm?s (Divizioni i Fotove t? MEDIAVE VATICAN) At Roberto Pasolini, predikatar i Sht?pis? Papnore, duke mbajtur predikimin e tret? t? Kreshm?s (Divizioni i Fotove t? MEDIAVE VATICAN)

At? Pasolini: ringjallja, p?rvoj? dashurie q? na m?son t? kap?rcejm? v?shtir?sit?

N? predikimin e tret? t? Kreshm?ve me tem? "Duhet t? dish t? ringrihesh. G?zimi i Ringjalljes", predikatari i Sht?pis? Papnore theksoi se Jezusi i sapongjallur "nuk ndjen nevoj?n t? faj?soj? asgj? dhe ask?nd p?r ?ka ndodhi". Por kjo "nuk do t? thot? se Zoti ?sht? i pap?rshkuesh?m a i pandjesh?m ndaj vuajtjeve: ai q? do me t? v?rtet? nuk ka nevoj? t? num?roj? gabimet q? p?soi".

R.SH.  / Vatikan

Zemra e predikimit të tretë të kohës së Kreshmëve me temë "Të dish të ngrihesh përsëri. Gëzimi i Ringjalljes", propozuar sot paradite në Sallën Pali VI, në Vatikan, nga Atë Roberto Pasolini, predikatar i Shtëpisë Papnore, është misteri i ringjalljes, që duhet lexuar në të tashmen e jetës. Përpara se të zhvillonte meditimin, rregulltari kapuçin i drejtoi Papës "një përshëndetje të veçantë". “Urojmë që këtë forcë me të cilën Krishti u Ngjall nga vdekja ta ketë edhe Ati ynë i Shenjtë, Papa Françesku për t’u ngritur e për të marrë përsëri timonin e Kishës së tij në këtë kohë të Jubileut”.

Takim i gjallë e i pasionuar me të Ngjallurin

Duke nisur reflektimin, predikatari i Shtëpisë Papnore shpjegoi se "të shikosh ringjalljen do të thotë të mos e lejosh veten të pushtohesh nga frika e vuajtjes dhe e vdekjes, por ta kesh vështrimin të fiksuar në qëllimin drejt të cilit të drejton dashuria e Krishtit". Zoti "na kërkon një dorëheqje të çmuar: të braktisim bindjen sipas së cilës është e pamundur të ringrihesh nga dështimet dhe nga humbjet, me zemër besimtare, gati për ta hapur për të tjerët", në veçanti "për ata që na lënduan". Përfundimi na kujton se "lumturia e jetës së re është për ata që zgjedhin një udhëtim  të vërtetë, një takim të gjallë, plot pasion me Krishtin e Ngjallur", i cili " zhvillohet gjithmonë në bashkësinë e vëllezërve, por me respekt të plotë për ndjeshmërinë e veçantë të  secilit".

Mos u zemëro!

Atë Pasolini fillimisht propozoi një qëndrim: mos u zemëro. E në vijim shpjegoi se "çudia më e madhe që përmbajnë Ungjijtë", është se Krishti, duke u ngjallur nga të vdekurit, na la "një dëshmi të mrekullueshme, duke na treguar se dashuria është në gjendje të ngrihet pas një disfate të madhe, për të vazhduar rrugën e saj të pandalshme". Ndryshe nga çka ndodh me ne që "sa herë arrijmë të shërohemi, qortojmë veten, pasi kemi pësuar një traumë të fortë në sferën e dashurisë sonë" Jezusi, i saporingjallur, "nuk ndjen nevojën për të fajësuar atë që ka ndodhur. Kjo, sepse ringjallja është “përvojë dashurie”, jo “akt fuqie nga ana e Zotit”.

Një dashuri "e aftë të lërë gjithçka pas shpatullash", por kjo "nuk do të thotë se Zoti është i papërshkueshëm ose i pandjeshëm ndaj vuajtjeve". Zoti na mëson se "ai që dashuron vërtet nuk e ndjen nevojën të numërojë gabimet e vuajtura, sepse gëzimi i asaj që përjetoi e tejkalon çdo inat, edhe kur gjërat nuk shkuan ashtu siç i kishte përfytyruar". Është më frytdhënëse të rifillosh rrugën e takimit, me besimin se ka ende shumë për të përjetuar e për të zbuluar”. E duke u marrë më pas me të përditshmen, françeskani zbriti në aspektet konkrete të jetës, duke propozuar të vlerësohet shembulli i Krishtit.

Lumturia e vërtetë varet nga paqja, me të cilën mirëpresim çka ofron jeta

Nëse shikoni realitetin tuaj, duhet të verifikoni "sa liri ka në fjalët dhe gjestet" që u ofrohen të tjerëve, nëse doni të ngriheni "në mënyrë ungjillore nga traumat e pashmangshme ndaj të cilave ju ekspozojnë marrëdhëniet". “Nëse e kuptojmë se shpesh jemi të zhgënjyer ose se i marrim shumë seriozisht gjërat, kur nuk shkojnë siç i kishim përfytyruar - vërejti predikatari - ndoshta duhet të pyesim veten se sa lirshëm po i jetojmë marrëdhëniet tona”. Sepse në të kundërt rrezikojmë “të kalojmë kohën duke u ankuar, duke i vënë në dukje dhe duke kërkuar dëmshpërblime për zhgënjimet që kemi pësuar, duke u bërë, kështu, barrë për vete e për të tjerët”. E, në vend të kësaj, "lumturia e vërtetë, ajo që na bën vërtet të dashur, nuk varet nga rrethanat apo nga të tjerët, por nga paqja me të cilën mirëpresim çka na ofron jeta".

Një dashuri, që nuk mund të mësohet a të shpjegohet, por vetëm të transmetohet

Një mësim tjetër madhështor që na la Krishti është mënyra se si u shfaqet dishepujve të tij, theksoi rregulltari kapuçin. "Jezusi tregon menjëherë shenjat e mundimeve, sepse është plotësisht i pajtuar me atë që jetoi e vuajti", duke uruar "që edhe miqtë e tij të gjejnë së shpejti paqen dhe të mos mbeten të mbyllur në ndjenja faji të kotë". Kjo na bën të kuptojmë se “vetëm kur në fytyrën e atyre që i fyem apo i tradhtuam shohim shenjën e paqes së vërtetë, mund të shpresojmë të gjejmë veten në një bashkësi të re, ndoshta më solide, me të dhe me vetveten”. Në të vërtetë "Jezusi qëndron përpara dishepujve të tij me lumturinë e njeriut që kishte arsye të mirë për të vuajtur dhe për të vdekur. “Një dashuri e këtij lloji nuk mund të mësohet e as të shpjegohet, por vetëm të transmetohet”, shtoi Atë Pasolini.

Mos u ndalni në një fe të përbërë nga ide të para-paketuara

Por nëse me ringjalljen e Krishtit, ai u jep jetë atyre që e kanë humbur dhe rikthen "besimin tek ata që nuk kanë më forcë të besojnë", "të ringjallesh rishtas, megjithatë, nuk është e lehtë". Këtë e dëshmon "Toma, i cili nuk ishte i pranishëm kur u ngjall Jezusi dhe u dha dishepujve përshëndetjen e paqes". Toma "deshi të prekë plagët e dashurisë" dhe "kërkoi prova konkrete, shenja të prekshme që dhimbja nuk i kish fshirë, por i kish transformuar". "Në vend që të pranojë pasivisht historinë e të tjerëve", dishepulli  "deshi të kishte kohën e nevojshme për të arritur nga dashuria e Krishtit deri në atë pikë, sa të mund të kishte përvojë personale dhe të thellë të saj". Mësimi i çmuar që duhet nxjerrë është se "gëzimi i ringjalljes u përket atyre që kanë guximin të mos ndalen në një besim të përbërë nga slogane dhe ide të parapaketuara".

Të jetuarit e realitetit si Bij të Zotit

Së fundi Jezusi, i cili duket me "trup të ngjallur prej së vdekurish" na zbulon se fati që na pret është "ringjallja e korpit, jo vetëm shpëtimi i shpirtit". Dhe pastaj ka një aspekt të rëndësishëm për t'u pasur parasysh: duke kaluar me dishepujt e tij çaste të ndryshme të jetës së përditshme, tregon "se pas ngjalljes së tij nga të vdekurit çdo çast i jetës mund të bëhet manifestim dhe pritje e Mbretërisë së Qiellit". Prandaj “të hash, të punosh, të ecësh, të pastrosh, të shkruash, të rregullosh, të presësh, të nxitosh: gjithçka, absolutisht gjithçka, që na lejon të jetojmë realiteti, mund të shprehë një mënyrë të re të të jetuarit të gjërave, atë të bijve të Zotit” - përmblodhi Atë Pasolini predikimin e tij, për të theksuar në fund se “pasoja e mrekullueshme dhe e tmerrshme e Pashkëve” e se realiteti “siç është, mund të bëhet rast i mirë për të jetuar në lumturi, nëse dimë të jetojmë në logjikën e bashkimit me të tjerët, por edhe me vetëdijen se jetës  “nuk i mungojnë kurrë kryqat”.

04 prill 2025, 17:33