Toka Shenjte, rifillojn? shtegtimet
R.SH. / Vatikan
Opera Romana Pellegrinaggi (ORP) rikthehet në Tokën Shenjte. Nga 10 marsi nisin "Shtegtimet e Shpresës" për të mbështetur Kishën e Jeruzalemit, ndaj nga Roma do të niset një delegacion priftërinjsh dhe rregulltarësh, shoqëruar nga motra Rebecca Nazzaro, drejtoreshë e ORP. Shtegtimi përfshin takime me bashkësinë e krishterë në Betlehem, Jeruzalem dhe Jeriko, për të përtërirë bashkimin e Kishës së Romës me Kishën e Jeruzalemit, sipas një deklarate nga Vikariati i Romës, duke iu përgjigjur kështu thirrjes së nisur nga kujdestari i Tokës Shenjte, Fra Francesco Patton, dhe patriarku latin i Jeruzalemit, kardinali Pierbattista Pizzaballa, që pohon: “Është koha për ta mbështetur Kishën e Jeruzalemit, kohë për kthimin në Tokën Shenjte dhe për të rikthyer në jetë mushkërinë tjetër të kësaj Kishe – shtegtimin dhe praninë e shtegtarëve”.
Shenjë shprese dhe uniteti për të gjithë Kishën
Në këtë vit të Jubileut të Shpresës, shtegtimi është mundësi e rëndësishme për të jetuar përvojën e fesë duke vizituar vendet ku jetoi Jezusi. "Rinisja e shtegtimeve në Jeruzalem është shenjë shprese dhe uniteti për të gjithë Kishën" - kujton motra Nazzaro - Ne dëshirojmë që çdo shtegtar të ndjehet pjesë e bashkësive që takon, duke kontribuar, ndërkaq, në mbështetjen e vëllezërve dhe motrave tona të krishtera në Tokën Shenjte - vijon murgesha. Kështu, përmes shtegtimeve, do të jemi në gjendje të forcojmë fenë tonë të përbashkët".
Don Giovanni Biallo, asistent shpirtëror i ORP-së ??dhe udhërrëfyes në Tokën Shenjte, shpjegon se "shtegtimet në Jeruzalem janë udhëtim që bëhet rrugë e shpirtit, përvojë në shpirt për njohjen e përtërirë të Krishtit". "Është gëzim të jesh në gjendje të shpallësh një fillim të ri në të cilin të gjithë ftohen të bashkohen me besim dhe frymë solidariteti" - thotë ai - duke shtuar se "shtegtarët do të jenë në gjendje të ndajnë me të krishterët e Tokës Shenjte shpresën dhe dëshminë e dashurisë së Jezusit".
Shtegtimet e ardhshme
Duke filluar nga Pashkët, ka disa propozime për Tokën Shenjte nga Vepra Romake e Shtegtimeve. Shtegtimet e radhës nga Roma dhe aeroportet kryesore italiane, në bashkëpunim me ITA Airways, janë: “Pashkët në Tokën Shenjte” nga data 18-22 Prill”; “Toka Shenjte, 5 ditë me Jerusalemin, Betlehemin dhe Masadën” nga 30 Prill - 4 Maj; “Toka Shenjte, 8 ditë me Galilenë, Judenë dhe Masadën” nga 22 - 29 maj; “Toka Shenjte dhe Jordania, 8 ditë” nga data 26 maj deri më 2 qershor; “Toka Shenjte 5 ditë me Galilenë dhe Judenë” nga 25 deri më 29 qershor. Të gjitha shtegtimet shënohen në portalin
.