杏MAP导航

K?rko

Kardinali Tolentino de Mendon?a n? Gorizia Kardinali Tolentino de Mendon?a n? Gorizia

T? rinjt?, jeta, poezia: nj? takim n? Gorizia me kardinalin de Mendon?a

Prefekti i Dikasterit p?r Kultur?n dhe Edukimin gjat? bised?s n? qendr?n Kulturni Lojze Bratu? me djem dhe vajza, student? dhe artist?, theksoi: "Poezia nuk ?sht? art akumulimi, por t? ?on drejt themelores, p?r t? shk?lqyer me at? potencial drite, q? ?sht? i pranish?m n? t? gjitha gj?rat".

R.SH. / Vatikan

Synonte t’i bënte të rinjtë të reflektojnë mbi temat e mëdha të jetës, duke e marrë shtytjen nga leximi i teksteve të njërit prej poetëve më të mëdhenj portugezë të kohës sonë. Kjo ishte pika e nisjes së takimit, mbajtur të premten e kaluar, 21 mars, në Qendrën Kulturni Lojze Bratu? të Gorizia-s, që e kishte ftuar kardinalin José Tolentino de Mendonça, Prefekt i Dikasterit të Vatikanit të Kulturës dhe Arsimit të Vatikanit. Mbrëmja ishte pjesë e një sërë nismash, që Kryeipeshkvia e Gorizia-s, së bashku me atë të Koperit, propozojnë në vitin kur qyteti në bregun e Isonzo-s jeton përvojën e Kryeqytetit të Kulturës Evropiane. Me këtë rast Kryeipeshkvi i Gorizias, Imzot Carlo Roberto Maria Redaelli, në fjalën e hapjes nënvizoi rëndësinë e shpjegimit të vlerave themeluese të Bashkimit Evropian për të rinjtë.

Dialog spontan

Javët e fundit nxënësit e gjimnazit klasik “Dante Alighieri” kishin lexuar poezitë e botuara vitet e fundit nga Kardinali dhe secili prej tyre kishte zgjedhur një tekst për ta analizuar dhe për ta sqaruar. Veçanërisht, vëmendjen e të rinjve e tërhoqi vëllimi Estranei alla terra – Të huaj pëmbi dhe - vepër që përfshin përmbledhjet Udha e Bardhë (Strada bianca) dhe Teoria e kufirit (Teoria della frontiera): ndjenja që e bëjnë të çuditet njeriun në botën bashkëkohore, në mes të një përzierjeje reflektimesh teologjike, poetike dhe filozofike, që i nxiti pa masë të rinjtë, që papritmas zbuluan se ato vargje ishin jashtëzakonisht pranë përvojës së tyre jetësore. Pasoi një dialog spontan dhe intensiv, duke nisur -  historia e qytetit të Gorizias dhe territorit të saj nuk mund të konsiderohej ndryshe - pikërisht nga kuptimi që ka kufiri për kardinalin. 

Të banosh në kufi

Pasi të rinjtë lexuan disa nga tekstet e tij në italisht dhe portugalisht, të shoqëruar nga muzikantë të Qendrës Sllovene të Edukimit Muzikor “Emil Komel”, Kardinali- Prefekt deshi t’i çonte - me fantazi, kuptohet - të gjithë të pranishmit në vendin e tij, në Portugali, ku kufiri vështron një realitet “të panjohur”: atë të oqeanit, përplot me të panjohura e të papritura: një prani që pasqyron shqetësimin e thirrur për ta interpretuar kufirin jo si pikëndalje, por si pikënisje. Është pikërisht aftësia për të shkuar “përtej” ajo e cila i nxiti bashkatdhetarët e Kardinalit, gjatë shekujve, që duke shtegtuar, të sjellin “botë të reja në botë”: thirrje në të cilën edhe sot, ndonëse në kohë të ndryshme, ftohen edhe qytetet Gorizia dhe Nova Gorica. Prania e kufirit na ndihmon të pajtohemi me vetë konceptin e kufirit, duke pranuar se jemi të paplotësuar dhe duke kuptuar sesa shumë kemi nevojë për të tjerët: të banosh në kufi do të thotë të banosh në mençurinë e kufijve, por edhe në kulturën e takimit. E në këtë kuptim, aftësia për të folur shumë gjuhë, është përvojë e përkryerjes.

Të jetojmë të gjithë një "dashuri të madhe"

Të rinjtë më pas donin të dinin arsyet, që e shtynë Kardinalin të "bëhej Poet". Kardinali de Mendonça gjegji se shtytja për t’u bërë poet i lindi nga dëshira për t'u qëndruar besnik nevojave të të tjerëve: poezia nuk është art akumulimi - në kundërshtim me shumë stile që vërehen në jetën e sotme - por të çon drejt themelores, drejt shkëlqimit të dritës së pranishme në të gjitha gjërat. Lindin kështu tekste, që duhen lexuar si vazhdimësi dhe në një këndvështrim më të gjerë: secili prej nesh është i thirrur të jetojë një dashuri të madhe, dashurinë e Zotit. Dashuri që duhet të jetë e madhe çdo ditë, por duhet të sjellë me vete edhe atë fllad lehtësie, të aftë për t'u bërë element i poezisë.

Në përfundim të takimit, rreth shtatëdhjetë nxënës nga kori Slata-per i gjimnazit Gorizia u ngjitën në skenë për të interpretuar para publikut të madh disa pjesë, përmbajtja e të cilave lidhej shprehimisht me temat e trajtuara në dialogun e bashkëmoshatarëve të tyre me Kardinalin.

24 mars 2025, 11:51