杏MAP导航

K?rko

Arm?t b?rthamore (AFP ose licencuesit) Arm?t b?rthamore (AFP ose licencuesit)

Selia e Shenjt?: investoni n? paradigm?n e paqes, jo n? shkall?zimin ushtarak

V?zhguesi i p?rhersh?m i Selis? s? Shenjt? pran? Kombeve t? Bashkuara, Imzot Gabriele Caccia, n? takimin e Shteteve Pjes?marr?se n? Traktatin p?r Ndalimin e Arm?ve B?rthamore shprehu shqet?simin p?r kthimin e "retorik?s s? bazuar n? parandalim" dhe "spektrit t? rreziksh?m t? k?rc?nimeve b?rthamore". Thirrje p?r "ndryshimin e prioriteteve" q? synon sigurin? dhe zhvillimin e gjithansh?m njer?zor

R.SH. - Vatikan

“Është e domosdoshme të ketë rivlerësim të përparësive aktuale, me investime të drejtuara drejt një paradigme paqeje dhe sigurie të përcaktuar nga vëllazëria, në vend të parandalimit dhe shkallëzimit ushtarak”. Kjo ishte thirrja e Imzot Gabriele Caccia-s, Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë në Kombet e Bashkuara, gjatë takimit të tretë të Shteteve - Palë të Traktatit për Ndalimin e Armëve Bërthamore, mbajtur dje, më 4 mars, në Nju Jork. Në fjalën e tij, Kryeipeshkvi shprehu shqetësimin e Selisë së Shenjtë për "kthimin e retorikës së bazuar në parandalim" që "po rindez spektrin e rrezikshëm të kërcënimeve bërthamore" dhe nënvizoi përgjegjësinë e bashkësisë ndërkombëtare për t’u siguruar brezave të rinj një ardhmëri të sigurt.

Pasojat e armëve të shkatërrimit në masë ndihen ende sot

Traktati për Ndalimin e Armëve Bërthamore (TPNW), i cili hyri në fuqi më 22 janar 2021, është instrumenti i parë ligjërisht i detyrueshëm për ndalimin e plotë të armëve bërthamore. Deri më sot është ratifikuar nga 73 shtete, përfshirë Selinë e Shenjtë. Duke kujtuar, sivjet, 80-vjetorin e vitit të bombardimeve atomike të qyteteve japoneze Hiroshima dhe Nagasaki më 6 dhe 9 gusht 1945, Kryeipeshkvi Caccia përsëriti rëndësinë e madhe që ka sot njohja e "vuajtjes së pashoqe shkaktuar nga këto armë të shkatërrimit në masë".

Këto mjete ushtarake lanë pas "efekte negative të thella dhe të qëndrueshme" dhe "ndryshuan në mënyrë të pakthyeshme" komunitetet e goditura, madje edhe përmes brezave. Armët bërthamore shkaktuar dëme "jo vetëm në drejtim të humbjes së menjëhershme të jetëve, por edhe në aspektin e pasojave afatgjata psikologjike, kulturore dhe ambientale", theksoi vëzhguesi i përhershëm.

Në vijim, e quajti "thellësisht shqetësuese" shtimin e konflikteve dhe të përçarjeve në mbarë botën, si dhe "ndjenjën në rritje të mosbesimit dhe të frikës, me efekt të dëmshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare e me rezultat dëmtimin serioz të arkitekturës së çarmatimit, ndërsa shpenzimet ushtarake shtohen në mënyrë dramatike".

Një ndryshim shqetësues në përparësi

Në vend që të përdorën fondet “për të përballuar sfidat urgjente globale, ndërmjet të cilave, varfëria dhe uria", shumë shtete “po i përdorin gjithnjë e më shumë burimet e çmuara për grumbullimin e armatimeve", vuri në dukje delegati i Vatikanit. E, në emër të Selisë së Shenjtë, shprehu shqetësimin për këtë “ndryshim prioritetesh”. Prej këndej, thirrja që investimet të ridrejtohen drejt “sigurisë”, “zhvillimit integral njerëzor”, “paqes”.

Në botën bashkëkohore, ku armët e shkatërrimit janë gjithnjë e më të fuqishme, "ka ardhur koha për t'i thënë seriozisht "jo" luftës, për të pohuar se asnjë luftë nuk është e drejtë, por vetëm paqja është e drejtë: një paqe e qëndrueshme dhe e gjatë, jo e ndërtuar mbi ekuilibrin e pasigurt të parandalimit, por mbi vëllazërinë, që na bashkon", kujtoi imzot Caccia. “Është përgjegjësi kolektive e bashkësisë ndërkombëtare të garantojë që mizoritë e së kaluarës të mos përsëriten dhe që breznitë e ardhshme të mbrohen nga pasojat katastrofike të luftës bërthamore”.

Marrëveshja, hap i rëndësishëm

Për Selinë e Shenjtë, pavarësisht nga “sfidat e shumta dhe tendencat shqetësuese”, Traktati për Ndalimin e Armëve Bërthamore është “fener shprese dhe progresi” që “mbush një boshllëk kritik në arkitekturën globale të çarmatimit” - shtoi Kryeipeshkvi, duke ftuar për të “punuar në sinergji e për të krijuar një mjedis më të sigurt global”. Çdo verifikim për të “siguruar zhdukjen e pakthyeshme të armëve bërthamore”, duhet të bazohet mbi “garanci të konsoliduara”. Prej këndej, vlerësimi për "përparimet shkencore" për të kuptuar më mirë efektet e armëve bërthamore mbi "shëndetin njerëzor, mbi ambientin e mbi brezat e ardhshëm".

Vëzhguesi i përhershëm përfundoi duke kujtuar fjalët e Papës në mesazhin   për Ditën e 53-të Botërore të Paqes, më 1 janar 2020, në të cilin Papa kujtoi dëshminë e Hibakushave, të mbijetuarve të Nagasakit dhe të Hiroshimës: "Ndërgjegjja njerëzore duhet të bëhet gjithnjë e më e fortë përballë çdo dëshire për sundim e shkatërrim. Nuk mund të lejojmë që brezat e tanishëm dhe të ardhshëm ta humbasin kujtesën e asaj që ndodhi, atë kujtim, që është garanci dhe stimul për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe më vëllazërore".

05 mars 2025, 14:48