杏MAP导航

K?rko

Sekretari i Shtetit i Vatikanit pret presidentin e Polonis?

Kardinali Pietro Parolin pret presidentin polak Andrzej Duda dhe shoq?ruesit e tij n? Vatikan. Vizita e Presidentit polak b?het n? pragun e 20-vjetorit t? vdekjes s? Sh?n Gjon Palit II dhe t? mij?vje?arit t? kuror?zimit t? Mbretit t? par? t? Polonis?.

R.SH. / Vatikan

Presidenti polak Andrzej Duda u prit, këtë të premte paradite, në Vatikan, nga Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinali Pietro Parolin, i shoqëruar nga Imzot Miroslaw Wachowski, nënsekretar i Vatikanit për marrëdhëniet me shtetet.

Në një deklaratë të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë thuhet se "bisedimet e përzemërta u zhvilluan në pragun e 20-vjetorit të vdekjes së Shën Gjon Palit II dhe në pragun e mijëvjeçarit të kurorëzimit të mbretit të parë të Polonisë, Boles?aw Chrobry". Gjatë takimit u trajtuan disa tema me interes të përbashkët. Biseda më vonë u ndal te çështjet aktuale ndërkombëtare, me një vëmendje të veçantë për luftën në Ukrainë, si dhe sigurinë e paqen në Evropë.

Presidenti Duda ndodhet në Vatikan që nga e enjtja, kur bëri një shtegtim jubilar duke kaluar në Derën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit. Më pas ai u lut me Zonjën e Parë, Agata Kornhauser-Duda te varrin e Karol Wojty?a Shën Gjon Palit II, pastajbëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta pranë varrit të shenjtit polak. Çifti presidencial shoqërohet ndër të tjera nga ambasadori i Polonisë pranë Selisë së Shenjtë, Adam Kwiatkowski.

28 mars 2025, 15:19