杏MAP导航

K?rko

At? Roberto Pasolini, predikatari i Sht?pis? Papnore At? Roberto Pasolini, predikatari i Sht?pis? Papnore

Predikimi I i Kreshm?ve i at? Pasolinit: logjika e Pag?zimit

Para se t? fillonte meditimin, Predikatari i Sht?pis? Papnore, at? Roberto Pasolini siguroi lutje p?r Pap?n Fran?esku, i cili ndodhet ende i shtruar n? Poliklinik?n Gemelli t? Rom?s. Pag?zimi i Krishtit - tema e sotme e predikimit I t? Kreshm?ve n? Vatikan - nuk ?sht? thjesht nj? ngjarje n? jet?n e tij, por shenj? q? shndrit rrug?n e ?do besimtari, duke i treguar disa “l?vizje ekzistenciale” – si? i quajti Predikatari papnor - q? duhet t'i b?jm? edhe ne

R.SH. - Vatikan

         Predikatari i Shtëpisë Papnore, françeskani atë Roberto Pasolini, mbajti sot në Vatikan predikimin e parë të Kreshëmve në Sallën Pali VI. I gjithë cikli prej katër predikimesh titullohet “Të ankoruar në Krishtin”, ndërsa ky i sotmi i kushtohej aftësisë së secilit për të mësuar se si t’i pranojë dhuratat e Pagëzimit të krishterë, duke u bazuar në Pagëzimin e Krishtit e në ndryshimet, që solli ai në jetën e tij, rrjedhimisht, edhe në jetën e secilit prej nesh.

         Para se të fillonte meditimin, atë Pasolini tha disa fjalë për Papën Françesku, i cili ndodhet ende i shtruar në Poliklinikën Gemelli të Romës.

         "I dërgojmë një përshëndetje të ngrohtë Atit të Shenjtë, - nënvizoi ai - i cili akoma nuk mund të jetë këtu me ne - shpresojmë se do të jetë së shpejti - dhe vazhdojmë ta sigurojmë për lutjet tona".

         Në këto Kreshmë gjatë Jubileut, vërejti atë Pasolini në meditimin e sotëm, jemi të thirrur të qëndrojmë të ankoruar në Krishtin, të sigurt se do të gjejmë tek Ai një pikë referimi të qëndrueshme dhe të patundur për jetën tonë. Shenja konkrete e pranimit të kësaj shprese është kalimi i Portës Shenjte, gjest që na fton të hyjmë gjithnjë e më thellë në misterin e jetës së Krishtit. Pagëzimi i Krishtit nuk është thjesht një ngjarje në jetën e tij, por shenjë që shndrit rrugën e çdo besimtari, duke i treguar disa “lëvizje ekzistenciale” – siç i quajti Predikatari papnor - që duhet t'i bëjmë edhe ne.

         Lëvizja e parë është aftësia për të dalë nga vetvetja, nga përqendrimi vetëm në veten tonë, për t'u lënë hapësirë ??të tjerëve. Jezu Krishti, duke hyrë në ujërat e Jordanit, zhytet në gjendjen njerëzore, duke ndarë plotësisht ligështinë dhe historinë e çdo njeriu. Ky gjest na mëson se komunikimi i vërtetë me të tjerët nuk arrihet vetëm kur qëndrimet e tyre janë të këndshme, ose të kuptueshme për ne, por edhe kur ato na vënë në provë dhe na sfidojnë.

         Lëvizja e dytë është kthesa, e kuptuar si verifikim i vazhdueshëm i shpirtit. Pagëzimi është ndryshim rrënjësor: për Jezu Krishtin është fillimi i misionit të tij publik, për ne është ftesa për të pyetur nëse zemra jonë e ka përvetësuar vërtet logjikën e Ungjillit. Kthesa nuk është thjesht ndryshim moral, por transformim i thellë i mënyrës se si shikojmë, gjykojmë dhe duam.

         Së fundi, theksoi atë Roberto Pasolini, lëvizja e tretë është ndoshta më e vështira dhe më vendimtarja: të qëndrojmë brenda realitetit, pa ikur prej tij e as pa e sublimuar. Pagëzimi i Krishtit e zhyt atë në lumin e jetës, pa ia kursyer tensionet, sprovat dhe kontradiktat e botës. Edhe ne jemi të thirrur të qëndrojmë të palëkundur në kohën tonë, me ndërlikimet dhe sfidat e saj, pa ikur dhe pa kërkuar strehë artificiale. Vetëm kështu mund të kuptojmë, edhe në mes të vështirësive, se rruga jonë është e banuar nga një prani e sigurt: ajo e Zotit, i cili nuk na braktis, por qëndron gjithmonë me ne.

21 mars 2025, 14:27