杏MAP导航

K?rko

Papa Fran?esku bekon besimtar?t Papa Fran?esku bekon besimtar?t
Editorial

Mir? se u ktheve n? sht?pi At? i Shenjt?!

Pas 38 dit?sh Papa Fran?esku del nga Poliklinika Gemelli

R.SH. - Vatikan

Andrea Tornielli

Kanë kaluar 38 ditë nga 14 shkurti, kur Papa Françesku u largua nga Vatikani për t'u shtruar në Poliklinikën Gemelli. Javë të ndërlikuara për një pacient 88-vjeçar, që vuan nga pneumonia dyanshme: buletinet mjekësore nuk heshtën për seriozitetin e situatës, për krizat që vuajti, ndërlikimin e pamjes klinike. Por ditët që tashmë kaluan u shoqëruan sidomos nga një lumë lutjesh për shëndetin e tij: lutje personale, lutje komunitare, rruzare, kremtime eukaristike... Jo vetëm katolikët, jo vetëm të krishterët, u lutën për Françeskun. Për Papën u lutën edhe gra e burra të feve të tjera. Madje deri njerëz që nuk besojnë i dërguan fjalë të mira e urime edhe më të mira. E i gjithë populli në lutje e dëshiroi dhe e mendoi përshëndetjen e shkurtër të sotme.  

Jetuam me Ipeshkvin e Romës këto ditë të gjata vuajtjesh, pritëm, u lutëm, u prekëm kur më 7 mars Françesku deshi ta bënte zërin e tij të ligështuar të arrinte tek të gjithë, të falënderonte besimtarët që luteshin në Sheshin e Shën Pjetrit dhe ato që ishin të lidhur nga e gjithë bota, duke u bashkuar me ta. U ngushëlluam mbrëmjen e së dielës, më 16 mars, kur e pamë për herë të parë, ndonëse nga prapa, teksa po lutej pas Meshës, në kapelën e katit të dhjetë të Gemellit.

Pas kaq frikësimi, por edhe besimi dhe braktisjeje ndaj planit të Atij që na jep jetë  çdo orë e që mund të na thërrasë pranë vetes në çdo çast, sot e pamë përsëri. E morëm përsëri bekimin e tij në ditën e kthimit tonë në Vatikan. Nga dhoma e tij e spitalit, në këto javë, Françesku na kujtoi se jeta ia vlen të jetohet në çdo çast, por edhe se mund të na kërkohet në çdo çast. Na kujtoi se vuajtja dhe dobësia mund të bëhen mundësi për dëshmi ungjillore, për shpalljen e një Zoti që bëhet Njeri dhe vuan me ne, duke pranuar të asgjësohet në kryq.

E falënderojmë që na kujtoi se nga dhoma e spitalit lufta i qe dukur edhe më absurde; që na tha se ne duhet ta çarmatosim tokën e jo ta riarmatosim duke mbushur arsenalet me mjete të reja vdekjeje; sepse u lut dhe ofroi vuajtjet e tij për paqen, aq të kërcënuar sot.

Mirë se erdhe në shtëpi Atë i Shenjtë!

23 mars 2025, 12:14