杏MAP导航

K?rko

Papa: n? shkret?tirat e varf?ris?, vullnetar?t jan? shenja shprese dhe njer?zim i ri

Kardinali Czerny, i deleguar nga Fran?esku, kryesoi Mesh?n p?r Jubileun e bot?s s? vullnetarizmit dhe lexoi predikimin e Pap?s, q? u thot? protagonist?ve t? dit?s: krahas t? vuajturve, t? burgosurve, t? rinj e t? vjet?r, "p?rkushtimi juaj ngjall shpres? n? t? gjith? shoq?rin?". E, duke komentuar Ungjillin e s? diel?s: “Bota ?sht? n? duart e fuqive t? liga, q? i shtypin njer?zit me arroganc?n e llogaritjeve t? tyre dhe me dhun?n e luft?s”, por Zoti e ka shpenguar njer?zimin!”.

R.SH. / Vatikan

Në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan bien në sy uniformat fluoreshente të mijëra vullnetarëve, ndërsa qielli ngjyrë hiri përshkohet nga rrezet e diellit dhe gjysmërrethi i Berninit ndriçohet dalëngadalë plotësisht. Tridhjetë mijë  vetë marrin pjesë në Meshën Jubilare të botës së vullnetarizmit, të dielën e parë të Kreshmëve, e xhaketat shumëngjyrëshe krijojnë një spektakël kromatik, ku të bien në sy edhe veshjet vjollcë të stinës liturgjike, që na çon ndër Pashkë. E në Meshën e kryesuar nga Kardinali Michael Czerny, prefekt i Dikasterit për Nxitjen e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor, i deleguar nga Papa, shtruar në spital në Poliklinikën Gemelli që prej 14 shkurtit, kremtojnë mbi njëqind bashkëmoshatarë, duke përfshirë kardinaj, ipeshkvij dhe priftërinj. Ndërsa praninë shpirtërore të Françeskut në festë e simbolizon flamuri me stemën papnore, që valavitet në Lozhën qendrore të Bazilikës së Vatikanit!

Falë vullnetarëve, lulëzojnë filizat e njerëzimit të ri

Homelia e përgatitur nga Papa Françesku, i lexuar nga kardinali Czerny, përqendrohet në fillimin e shtegtimit të Kreshmëve, por me një mendim të veçantë për vullnetarët nga të gjithë kontinentet, ardhur në Romë si shtegtarë. Papa u drejton me gëzim përshëndetjen e tij të veçantë, duke kujtuar shërbimin dhe angazhimin e tyre përkrah kaq shumë njerëzve: “shumë gjeste të vogla shërbimi falas” që “në shkretëtirat e varfërisë dhe të vetmisë” bëjnë të lulëzojnë “filizat e njerëzimit të ri”: ai kopsht që Zoti e ëndërroi dhe vazhdon ta ëndërrojë për ne të gjithë”.

Ju falënderoj shumë, të dashur, sepse duke ndjekur shembullin e Jezusit, i shërbeni të afërmit. Në rrugë e nëpër shtëpi, pranë të sëmurëve, të vuajturve, të burgosurve, me të rinjtë e të moshuarit, përkushtimi juaj ngjall shpresë në të gjithë shoqërinë.

Jezusi hap rrugën përmes shkretëtirës

Duke komentuar Ungjillin e së dielës nga shën Luka, Papa ndalohet veçanërisht tek tundimet me të cilat përballet Jezusi në shkretëtirë, ku "i prin Shpirti". Ky vend ku "njeriu provon varfërinë e tij materiale dhe shpirtërore, nevojën për bukë dhe për fjalë", është një "hapësirë" që Krishti "e kalon dhe e shndërron për ne". Sepse në atë "vend heshtjeje" që "bëhet mjedis për të dëgjuar", dëgjimi "vihet në provë" dhe, më pas, "ne duhet të zgjedhim kë të dëgjojmë ndërmjet dy zërave krejtësisht të kundërt". Në shkretëtirë Jezusi provon urinë dhe tundohet nga fjala e djallit, por nuk e pranon:

Edhe ne tundohemi, por nuk jemi vetëm: me ne është Jezusi, i cili na hap rrugën nëpër shkretëtirë. Biri i Zotit bërë njeri, nuk e kufizon veten duke na dhënë një model në luftën kundër së keqes. Na jep shumë më tepër: na jep forcën për t'u bërë ball  sulmeve të djallit dhe për të vijuar rrugën.

Fillimi i tundimit

Në tekstin e predikimit, Papa Françesku shpjegon "tri karakteristikat e tundimit të Jezusit, e edhe të tundimit tonë: fillimin, mënyrën, përfundimin" dhe e fton çdo njeri t’i krahasojë "këto përvoja" për të gjetur mbështetje në "udhën e tij të kthimit". Më pas, në lidhje me fillimin e tundimit, kujton se Krishti "shkon në shkretëtirë jo për shkak të arrogancës, për të treguar se sa i fortë është, por nga gatishmëria e tij bijnore ndaj Shpirtit të Atit", ndërsa "tundimi ynë është vuajtje: e keqja i paraprin lirisë sonë, e prish deri në palc, si hije e brendshme dhe kërcënim i vazhdueshëm".

Ndërsa i lutemi Zotit të mos na braktisë në tundim, të kujtojmë se Ai tashmë i është gjegjur kësaj lutjeje nëpërmjet Jezusit, Fjalës së mishëruar për të qenë gjithmonë me ne. Zoti është pranë nesh dhe kujdeset për ne veçanërisht në vendin e provës dhe të dyshimit, pra kur tunduesi ngre zërin.

Ky i fundit “është ati i gënjeshtrës, i korruptuar dhe korruptues” - sqaron Papa - “sepse ai e di fjalën e Zotit, por nuk e kupton atë. Përkundrazi, e shtrembëron”. Këtë e bëri "që nga koha e Adamit, në Kopshtin e Edenit" e po këtë e bën tani edhe me "Jezusin, në shkretëtirë".

Djalli do të donte të besojmë se Zoti është larg nesh

Për sa i përket "mënyrës me të cilën Krishti tundohet" ka të bëjë me "marrëdhënien me Zotin, Atin e tij". "Djalli është ai që ndan, është përçarësi", shton Papa, e tundon Jezusin duke e provokuar atë si Biri i Hyjit, ndërsa, "është ai që bashkon Zotin dhe njeriun", është ai "ndërmjetësi". Dhe nëse "në çoroditjen e tij, djalli dëshiron ta shkatërrojë këtë lidhje", Jezusi e bën "marrëdhënie që i përfshin të gjithë, pa përjashtuar askënd, “që e mbështet botën, për shpëtimin tonë". Përkundrazi, djalli përpiqet ta bëjë njeriun të besojë “se Zoti nuk është me të vërtetë Ati ynë; por që na ka braktisur”.

Shejtani synon të na bindë se për të uriturit nuk ka bukë, aq më pak nga gurët, as engjëjt nuk na ndihmojnë në fatkeqësi. Sido që të jetë, bota është në duart e fuqive të liga, që shtypin njerëzit me arrogancën e llogaritjeve të tyre dhe dhunën e luftës. Pikërisht kur djalli dëshiron të na bëjë të besojmë se Zoti është larg nesh, duke na çuar në dëshpërim, Zoti na afrohet edhe më shumë, duke dhënë jetën e tij për shëlbimin e botës.

Jezusi e mposhti të keqen dhe na shpengoi

Jezusi “e mposht të keqen”, ky është “rezultati i tundimeve”, përfundon Papa Françesku, “ai e flak tutje djallin, i cili megjithatë”, siç e lexojmë në Ungjill, “kthehet rishtas për ta tunduar “në kohën e caktuar”, domethënë në kohën kur “në Golgotë do ta dëgjojmë edhe një herë duke pyetur Jezusin: “Nëse je Biri i Zotit, zbrit nga kryqi!”. Por "në Pashkët e tij të vdekjes dhe ngjalljes" Krishti e mposht përfundimisht "tunduesin". Ndërsa ne, nga ana tjetër, jo gjithnjë jemi në gjendje t'i kapërcejmë tundimet.

Përball tundimit, ne nganjëherë biem: të gjithë jemi mëkatarë. Por humbja nuk është përfundimtare, sepse Zoti na ngre nga çdo rënie me faljen e tij, pafundësisht të madhe në dashuri. Sprova jonë nuk përfundon me dështim, sepse në Krishtin shpengohemi nga e keqja.

Në praktikë, Jezusi “na hap këtë rrugë të re çlirimi dhe shëlbimi”, sintetizon Papa që na kujton: duke e ndjekur atë “me fe”, “nga vagabondë, bëhemi shtegtarë”.

09 mars 2025, 14:34