杏MAP导航

K?rko

Dritaret ne katin e dhjete te Poliklinikes Gemelli ne Rome Dritaret ne katin e dhjete te Poliklinikes Gemelli ne Rome

Papa n? Gemelli, p?rmir?sime t? lehta nga pik?pamja respiratore dhe motorike

Zyra e shtypit e Selis? s? Shenjt? p?rdit?son gjendjen sh?ndet?sore t? Fran?eskut, i cili e kaloi dit?n mes lutjes, pushimit dhe terapis?. Situata ?sht? stacionare, Papa p?r disa ?aste mund t? b?j? pa oksigjenoterapi

R.SH. / Vatikan

Gjendja shëndetësore e Papës, i shtruar në spital për mbi tridhjetë ditë në Poliklinikën Gemelli, është e qëndrueshme me përmirësime të lehta falë terapisë respiratore dhe motorike. Kështu njofton Zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë mbrëmjen e sotme, 17 mars, duke dhënë një përditësim mbi gjendjen shëndetësore të Françeskut.

Siç pritej, nuk është publikuar asnjë buletin mjekësor. Në informacionin e dhënë gazetarëve, Zyra e Shtypit sqaron se Papa përdor më pak oksigjenimin me fluks të lartë me kanulat e hundës dhe ndonjëherë mund të bëjë edhe pa oksigjenoterapi. Gjatë natës përdor ajrimin mekanik joinvaziv.

Kjo do të shpjegonte faktin se në foton e bërë dhe publikuar dje, të dielën 16 mars – fotoja e parë që nga dita e shtrimit në spital – Papa Françesku shfaqej pa oksigjen. Gjithnjë sa i përket fotos, ënjtja e dorës që dukej në shkrepje është për shkak të lëvizjes së reduktuar, por që sot është përmirësuar.

Dita e Papës ishte e ngjashme me ditën e djeshme: lutje, pushim dhe pak punë.

Buletini o ardhshëm mjekësor pritet të mërkurën. Nesër mbrëma Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë do të japë disa informacione të përgjithshme për gazetarët siç bëri sot.

17 mars 2025, 21:14