杏MAP导航

K?rko

Lutja e Rruzares p?r Pap?n Lutja e Rruzares p?r Pap?n

Nga 14 marsi Rruzarja p?r Pap?n rikthehet n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, n? or?n 19:30

Pas p?rfundimit t? ushtrimeve shpirt?rore t? Kreshm?ve nes?r n? m?ngjes, lutja mariane p?r Fran?eskut p?r besimtar?t q? d?shirojn? t? marrin pjes?, do t? kremtohet s?rish para Bazilik?s s? Vatikanit. Sonte, ende n? sall?n Pali VI, do t’i prij? Imzot Filippo Iannone, Prefekt i Dikasterit p?r Tekstet Ligjore. Sot, Mesha e Kardinalit Parolin me Trupin Diplomatik pran? Selis? s? Shenjt?

R. SH. / Vatikan

Sot,14 mars, lutja e Rruzares për shëndetin e Papës, e organizuar nga Sekretaria e Shtetit dhe Dioqeza e Romës, rikthehet në Sheshin e Shën Pjetrit. Lutja nisë nga ora 19:30 me anëtarët e Kuries Romake si dhe me ata që dëshirojnë të marrin pjesë, si çdo mbrëmje, që nga 24 shkurti. Do ta kryesojë, ende në Sallën Pali VI, Imzot Filippo Iannone, Prefekt i Dikasterit të Vatikanitn për Tekstet Ligjore.

Lutje, e dashuri për Papën

Takimi - i mbajtur fillimisht në orën 21:00 - i zhvendosur më pas gjatë kohës së Ushtrimeve Shpirtërore për Kurien Romake në Sallën Pali VI, në orën 18.00, pas meditimit të pasdites nga predikatari papnor Atë Roberto Pasolini,  dhe pas lutjeve Mbrëmësore - mblidhte çdo mbrëmje besimtarët të cilët shpesh, me pishtarë në duar, donin të shprehnin afërsinë dhe dashurinë e tyre për Françeskun, ende të shtruar në Poliklinikën Gemelli për pneumoni të dyanshme.

Për t'u lutur nuk u mblodhën vetëm meshtarët, motrat rregulltare e rregulltarët, por edhe familjet, qytetarët e thjeshtë dhe turistët. Shumë njerëz e ndoqën shpirtërisht edhe nga larg, duke u lidhur me mediat e Vatikanit, të cilat vazhdojnë ta transmetojnë drejtpërdrejt lutjen e Rruzares çdo ditë. Çaste, këto, që arritën kulmin më 6 mars, kur në fillim të Rruzares së njëmbëdhjetë, zëri i Papës, i regjistruar në spital, kumboi në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan dhe në mbarë botën: “Ju falënderoj nga zemra për lutjet tuaja kushtuar shëndetit tim. Zoti ju bekoftë”.

Sot, Mesha e kryesuar nga Kardinali Parolin

Sot paradite, më 14 mars, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, kryesoi një Meshë për Papën, në orën 10.30, në Kapelën Pauline të Pallatit Apostolik. I pranishëm, Trupi Diplomatik i akredituar pranë Selisë së Shenjtë.

14 mars 2025, 11:55