杏MAP导航

K?rko

2025.03.28 sede di Parigi di Radio France

N? Paris, takimi i radiove evropiane. E pranishme edhe Radio Vatikani

Kryeqyteti francez po p?rgatitet t? pres? Asamblen? e Radiove t? EBU-s?, takimin e radiove publike evropiane, parashikuar m? 3 dhe 4 prill. Nd?r pjes?marr?sit, edhe emitentja papnore, an?tare themeluese e EBU-s?

R.SH. – Vatikan

33 vende evropiane do të përfaqësohen në Asamblenë e 31-të të Radiove, që bëjnë pjesë në Bashkimin Evropian të Radiotelevizioneve (EBU), parashikuar për t’u mbajtur në Paris, më 3 dhe 4 prill. Në këtë veprimtari dyditore do të bëhet një bilanc i sfidave kryesore të momentit për sektorin publik të radios në kontinentin e vjetër, si edhe do të diskutohen mundësitë për të ardhmen e emitenteve radiofonike. Ndër pjesëmarrësit në takimin e organizuar nga Radio France do të jetë edhe Radio Vatikani, përfaqësuar nga zëvendësdrejtori editorial i mediave të Vatikanit, Alessandro Gisotti.

Takimi i këtij viti do të përqendrohet në çështje me aktualitet të madh, si problemet etike në përdorimin e Inteligjencës Artificiale dhe të zërit sintetik në produktet audio, strategjitë për të fituar dëgjues të rinj (veçanërisht moshat e reja), si edhe transformimi i emitenteve publike në kuadrin e presioneve politike dhe financiare në rritje. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet “Connected Car Playbook”, një projekt mbi pajisjet e lidhura me radio dhe, së fundi, do të flitet për të drejtat muzikore. Gjatë kësaj veprimtarie do të zgjidhet edhe Komiteti Radiofonik i EBU-së për periudhën dyvjeçare 2025-2027.

Pjesëmarrja në Asamblenë e Radiove në Paris synon të nënvizojë rolin e Radio Vatikanit në promovimin e emisioneve me përmbajtje cilësore dhe vëmendjen, që ajo u kushton teknologjive të reja, në përputhje me misionin e EBU-së për të nxitur cilësinë në shërbimin publik radioteleviziv.

31 mars 2025, 13:36