杏MAP导航

K?rko

17.02.2025 Amer Al Twal Drejtor dhe Organizator i Ekspozit?s "Agimi Jordan i Krishterimit" 17.02.2025 Amer Al Twal Drejtor dhe Organizator i Ekspozit?s "Agimi Jordan i Krishterimit"

Ka p?rfunduar ekspozita "Jordania: agimi i krishterimit" n? Vatikan

Ekspozita shpalosi thell?sin? shpirt?rore t? vendeve t? shenjta n? Jordani, para s? gjithash vendi i pag?zimit t? Jezu Krishtit - Betania p?rtej Jordanit - i konsideruar djepi i Krishterimit, ku Gjon Pag?zuesi e pag?zoi Jezusin dhe sot njihet si nj? destinacion shtegtimi edhe nga Selia e Shenjt?. Ekspozita ofroi nj? p?rvoj? intensive vizuale dhe tematike, duke rr?fyer nj? udh?tim shpirt?ror dhe historik q? e pozicionon Jordanin? si nj? vend profet?sh dhe nj? udh?kryq qytet?rimesh

R.SH. / Vatikan

Ekspozita "Jordania: agimi i krishterimit", promovuar në Vatikan nën patronazhin e lartë të Madhërisë së Tij Mbretit Abdullah II Ibn Al Husein, përfundoi më 23 mars 2025. E inauguruar më 31 janar të kaluar, ekspozita ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm, duke tërhequr mijëra vizitorë nga e gjithë bota, duke konfirmuar interesin ndërkombëtar në rritje për trashëgiminë e madhe fetare dhe historike të Jordanisë.

Fillimisht e planifikuar të zgjasë deri më 28 shkurt, ekspozita është zgjatur deri në fund të marsit për të mundësuar numrin e lartë të vizitorëve e për t'u dhënë edhe më shumë njerëzve mundësinë për të zbuluar thesaret shpirtërore dhe kulturore të Jodanisë.

Ekspozita "Jordania: agimi i krishterimit" prezantoi një koleksion artefaktesh të rralla që dokumentojnë fazat kryesore të historisë së krishterimit në Jordani. Shumë prej këtyre objekteve u ekspozuan për herë të parë jashtë Jordanisë, duke u ofruar vizitorëve një mundësi unike për t'u lidhur me rrënjët e krishterimit dhe rolin e Jordanisë si djep i fesë së krishterë.

Ekspozita shpalosi thellësinë shpirtërore që kanë vendet e shenjta në Jordani, para së gjithash vendi i pagëzimit të Jezu Krishtit - Betania përtej Jordanit - i konsideruar si djepi i Krishterimit, ku Gjon Pagëzuesi e pagëzoi Jezusin dhe sot njihet si një destinacion shtegtimi edhe nga Selia e Shenjtë. Ekspozita "Jordania: agimi i krishterimit" ofroi një përvojë intensive vizuale dhe tematike, duke rrëfyer një udhëtim shpirtëror dhe historik që e pozicionon Jordaninë si një vend profetësh dhe një udhëkryq qytetërimesh.

27 mars 2025, 17:05