杏MAP导航

K?rko

Kardinali Robert Prevost n? lutje para Zoj?s Kardinali Robert Prevost n? lutje para Zoj?s

Lutje p?r Pap?n n? Vatikan. Sot, Rruzarja udh?hiqet nga kardinali Roche

P?r t? n?nt?n mbr?mje me radh?, besimtar?t mblidhen sonte n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, q? t? thon? Rruzaren p?r sh?rimin e shpejt? t? Pap?s Fran?esku. Dje, prefekti i Dikasterit vatikanas p?r Ipeshkvijt? ia besoi Atin e Shenjt? Zoj?s, e cila ngush?llon ata, q? i k?rkojn? ndihm?

R.SH. – Vatikan

Mbrëmja e nëntë, që mbledh besimtarët në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, në lutje për shëndetin e Papës Françesku, i cili ndodhet i shtruar në Poliklinikën universitare Gemelli të Romës, që nga 14 shkurti. Rruzaren e sotme e udhëheq prefekti i Dikasterit vatikanas për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve, kardinali anglez Arthur Roche.

  (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Mbrëmë, Papa iu besua dashurisë amënore të Zojës, nga prefekti i Dikasterit për Ipeshkvijtë, kardinali Robert Prevost, i cili udhëhoqi Rruzaren e 3 marsit. Prelati nënvizoi se Virgjëra, “Nëna e Shpresës Shenjte, ndihmon, rigjallëron dhe ngushëllon të gjithë ata, që i drejtohen për ndihmë”. Para fugures së “Marisë, Nënës së Kishës”, vendosur në tremen e Bazilikës së Shën Pjetrit, prefekti drejtoi lutjen mariane në prani të kardinajve, ipeshkvijve, prelatëve, meshtarëve e rregulltarëve të Kuries Romake dhe të dioqezës së Romës, si edhe të qindra besimtarëve, të cilët mblidhen çdo ditë, nga ora 21.00, që të luten për shërimin e Papës Françesku, duke kërkuar ndërmjetësimin e Zojës.

  (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Pasi meditoi mbi misteret e gëzimit dhe tha lutjen e Mbretëreshës Qiellore, në fund të Litanive lauretane, kardinali Prevost iu lut Zotit të dërgojë Shpirtin e Tij "për të na ndihmuar në dobësinë tonë, që, duke ngulmuar në fe, të duam më shumë e të ecim së bashku drejt horizontit të shpresës së lume". Së fundi, asambleja këndoi himnin "Oremus pro Pontifice nostro".

04 mars 2025, 11:46