杏MAP导航

K?rko

Kreshm?t Kreshm?t

Kreshm?t! Koh? e favorshme e sh?lbimit ton?

Kreshm?t jan? koha e favorshme. Gjith?ka sot na ndihmon t? vendosim p?r Zotin! T? mos ngurrojm? por t? vrapojm? p?r ta rizbuluar miq?sin? e tij, p?r ta jetuar g?zimin e faljes s? tij. Kreshm?t na ftojn? p?r t'u ?liruar nga mashtrimet e bot?s, p?r t'u b?r? m? t? v?mendsh?m dhe m? t? gatsh?m p?r ta d?gjuar Zotin dhe p?r t'u sh?rbyer v?llez?rve tan?. Secili prej nesh e jetoft? me fryt k?t? koh? t? shenjt? kthimi dhe pajtimi me Zotin, me veten, me v?llez?rit, me motrat tona dhe me gjith? Krijimin

R.SH. / Vatikan

Fillojnë Kreshmët!

Të ngrihemi e të shkojmë!

Kohë e favorshme e shëlbimit tonë

Coptojini zemrat tuaja, jo rrobat! Kreshmët janë kohë hiri, kohë e favorshme për t’u pajtuar me Zotin! Fjalët e Joelit profet na kujtojnë se çka pret Zoti nga ne nuk janë më shumë fjalët, qëllimet e mira, praktikat boshe, por kthesa e zemrës! Zoti është i mëshirshëm e dëshiron shumë t'i falë dhe t’i përqafojë bijtë e tij, por për këtë duhet ta pranojmë se jemi mëkatarë e se duhet të nisemi e të ecim nëpër shkretëtirë, drejt Zotit... E kjo do të thotë të bësh zgjedhje dhe gjeste konkrete, të shkëputesh nga gjithçka që ta pengon shtegtimin.

Duhet të shndërrohesh! Të bëhesh njeri i ri!

Çështja është serioze: jemi mëkatarë dhe duhet të shkëputemi nga gjithçka që na largon nga Zoti. Thirrja e Zotit është e ngutshme: “Kthehuni tek unë me gjithë zemër”. Nuk duhet ta shtyjmë. Kjo kohë na u dhurua për t'u kthyer tek ai që sot na hap derën e zemrës, të pasur me mirësi dhe mëshirë. Ashtu si djali plangprishës, edhe ne e pranojmë me turp se larg Atit kemi humbur gjithçka.

Të gjejmë, prandaj, guxim për ta njohur mjerimin, që na bën të dëshirojmë ushqimin e derrave!

Të kemi mall për strehën e atit, që na pret!

Të nisemi në shtegtim! Tani! Pa ngurrim!

Të mos i dëgjojmë ata që, me dhembshuri të rreme, na ftojnë ta përligjim gjendjen tonë.

E kuptojmë fare mirë se nuk dështuam për shkak të shtëpisë që lamë, por të lirisë së rreme që kërkuam. Dëmi ynë shkaktohet nga zgjedhjet tona. Të ngrihemi, prandaj, nga mjerimi dhe të kthehemi tek Ati!

Ja, tani është koha e favorshme. Gjithçka sot na ndihmon të vendosim për Zotin! Të mos ngurrojmë por të vrapojmë për ta rizbuluar miqësinë e tij, për ta jetuar gëzimin e faljes së tij.

Kjo është dita e bardhë: jo dje a nesër, por sot!

Të mos i mbyllim zemrat, por ta dëgjojmë zërin e Zotit, ta mirëpresim në liturgji shpëtimin që na u dha, ta njohim në shenjën e hirit ndryshimin e

Të gjithë jemi thirrur t'u përgjigjemi ftesave të Shpirtit, të marrim një vendim, të nisemi në shtegtim. Kemi përpara dyzet ditë për këtë përvojë të jashtëzakonshme të Zotit. Kush do të bëhemi, do të jetë jo vetëm fryt i angazhimit tonë por, mbi të gjitha, dhuratë e Zotit, sepse Zoti nuk i lë kurrë me duar bosh, ata që e kërkojnë me fe!

E mira që bën të mbetet e fshehtë; e Ati yt, që sheh në fshehtësi, do të të shpërblejë. Në Ungjill, Jezusi na flet për disa sjellje të nevojshme, që në këtë kohë të ketë një përtëritje të vërtetë shpirtërore, jo vetëm ndër ne, por edhe në bashkësinë e krishterë e atë njerëzore: janë lëmosha, lutja, pendesa, agjërimi…

Këto praktika duhet të jetohen vërtetë, për t'i pëlqyer Zotit, jo për t'u miratuar nga njerëzit. Janë vepra bamirësie, sepse me to, ndërsa nderojmë Zotin, nderojmë edhe njeriun.

Nuk mund të jetë ndryshe: pas Mishërimit nuk është më e mundur të nderohet Zoti, pa nderuar njeriun, në të cilin Zoti u mishërua e sot vjen të na takojë në të varfërit, të dëshpëruarit, të dëbuarit, të burgosurit. Të mos i harrojmë në këtë kohë ata që vuajnë, të lutemi dhe të ndërmjetësojmë për të gjitha nevojat shpirtërore e materiale të njerëzimit, ende në shënjestër të mortjes, mëkatit, padrejtësisë, luftës, fatkeqësive natyrore.

Kërkojmë forcë, për të hequr dorë nga veset tona. Ushtrimi i tri praktikave: lëmoshës, lutjes dhe agjërimit - lind nga etja për ripërtëritje të brendshme,  e cila nuk mund të ndodhë pa pastruar helmet, që ndotin zemrat tona: mëkatin, veset, lidhjen me gjërat, mendimet dhe pamjet e liga me të cilat bota i kolonizon ëndrrat dhe dëshirat tona.

Kreshmët janë  kohë e përshtatshme për t'u çliruar nga mashtrimet e botës, për t'u bërë më të vëmendshëm dhe më të gatshëm për ta dëgjuar Zotin dhe për t'u shërbyer vëllezërve tanë. Secili prej nesh e jetoftë me fryt këtë kohë të shenjtë kthimi dhe pajtimi me Zotin, me veten, me vëllezërit, me motrat tona dhe me gjithë Krijimin.

Dëgjimi i Fjalës, lutja, pendimi dhe veprat e bamirësisë na çlirofshin nga gjithçka që na pengon, në mënyrë që, të gjallëruar nga një frymë e re, të jemi gati për të kremtuar misteret e Pashkëve të shëlbimit tonë.

Të ngrihemi dhe të shkojmë. E diela e Pashkëve do të jetë përfundimi i ndritshëm i kësaj kohe flijimi e prove!

05 mars 2025, 13:29