杏MAP导航

K?rko

T? m?njanuarit, femij?t n? Afrik?, uria, dhimbja, varf?ria T? m?njanuarit, femij?t n? Afrik?, uria, dhimbja, varf?ria

Koh?s s? Kreshm?s t? ecim s? bashku, me shpres?

T? ec?sh n? jet? “pa e shkelur tjetrin”, pa l?n? mbrapa e pa p?rjashtuar ask?nd: kjo ?sht? nj? nga thirrjet n? mesazhin e Fran?eskut p?r Kreshm? 2025, me titull “T? ecim s? bashku me shpres?”.

R.SH. / Vatikan

Në këto Kreshmë Papa na fton të zbulojmë "atë çka kërkon Jezusi prej nesh për të qenë udhëtarë më të mirë drejt shtëpisë së Atit". Të ecim së bashku me shpresën. Të kapërcejmë «tundimin» e rrënjosjes në «vetëmjaftueshmëri» për të qenë udhëtarë «më të mirë» në udhën e jetës, duke i shoqëruar njerëzit që gjenden në «situata mjerimi dhe dhune». Kështu thotë Papa Françesku, mes tjerash, në mesazhin vjetor për Kreshmën, i cili në këtë Jubile të vitit 2025 titullohet «Të ecim së bashku me shpresë».

Me vështrim gjithnjë drejt më të brishtëve, në mesazhin e nënshkruar më datën 6 shkurt 2025 në Shën Gjonin në Lateran dhe të publikuar më datën 25 shkurt, Papa ofron «disa reflektime se çfarë do të thotë të ecësh së bashku me shpresë dhe të zbulosh thirrjet për konvertim që mëshira e Zotit na drejton të gjithëve, si njerëz dhe si komunitete».

Në kohën e Kreshmëve që hapen më 5 mars me të Mërkurën e Përhime, Papa i fton të krishterët të ballafaqohen me përvojën konkrete të jetës së përditshme «të ndonjë migranti ose shtegtari, me pak fjalë me ata njerëzit që jetojnë në kushte të vështira, dhe inkurajon në këtë drejtim të mos i harrojmë gjatës udhës së jetës »drejt të njëjtit qëllim «ata persona që janë të mënjanuar, por të vazhdojmë të ecim » krah për krah, pa shkelur apo dërrmuar tjetrin», në një realitet në të cilin shumë shpesh lindin «smira ose hipokrizi». “Të krishterët thirren të udhëtojnë së bashku, asnjëherë si udhëtarë të vetmuar. Shpirti Shenjt na shtyn të dalim nga vetja për të shkuar drejt Zotit dhe drejt vëllezërve”, ngul këmbë Papa Françesku.

03 mars 2025, 13:25