杏MAP导航

K?rko

Kardinali Parolin pret Presidentin e Lituanis?

Gitanas Naus?da n? Rom? p?r shtegtimin jubilar komb?tar. Sot, audienc? n? Pallatin Apostolik me Sekretarin e Shtetit t? Vatikanit, kardinalin Parolin, i shoq?ruar nga Kryeipeshkvi Gallagher, Sekretar p?r Marr?dh?niet me Shtetet dhe Organizatat Nd?rkomb?tare. Bisedimet u p?rqendruan n? perspektivat p?r paqen n? Ukrain?

R.SH. / Vatikanit

Paraditen e sotme të 3 marsit, Kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Selisë së Shenjtë, i shoqëruar nga Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, priti në audiencë Presidentin e Republikës së Lituanisë, Gitanas Nauseda, i cili merr pjesë në shtegtimin kombëtar jubilar në Vatikan.

Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit

"Gjatë bisedimeve të përzemërta, në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit - njofton një deklaratë nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë - u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet e mira dhe të frytshme dypalëshe, duke vënë në dukje kontributin pozitiv të fesë të krishterë në shoqërinë lituaneze. Njëvëmendje e veçantë i është kushtuar edhe çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare, duke iu referuar në mënyrë të veçantë perspektivave të paqes në Ukrainë".

03 mars 2025, 14:40