杏MAP导航

K?rko

Kardinali Pietro Parolin gjat? mesh?s Kardinali Pietro Parolin gjat? mesh?s

Kardinali Parolin, ambasador?ve: lutuni p?r sh?ndetin e Pap?s dhe ?armatosni gjuh?n

Sekretari i Shtetit t? Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, kremtoi mesh?n p?r an?tar?t e Trupit Diplomatik t? akredituar n? Selin? e Shenjt?, duke kujtuar p?rvjetorin e papnis? s? Fran?eskut dhe duke i ftuar t? gjith? t? vazhdojn? t? luten p?r sh?ndetin e tij. P?rmendi fjal?t e Atit t? Shenjt? p?r luft?rat n? vijim dhe u k?rkoi ambasador?ve t? punojn? p?r paqen, duke ?armatosur gjuh?n e fjalorin e p?rdorur p?r k?t? q?llim

R.SH. – Vatikan

Ambasadorët dhe anëtarët e Trupit Diplomatik të akredituar në Selinë e Shenjtë, ndërmjet të cilëve edhe ambasadorja e Shqipërisë, znj. Majlinda Frangaj, u mblodhën sot paradite (14 mars) në Kapelën Pauline të Pallatit Apostolik për të marrë pjesë në Meshën e kremtuar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, për shëndetin e Papës Françesku. Prelati i falënderoi, që propozuan idenë për t'u lutur së bashku.

“Mblidhemi në lutje sot paradite për shëndetin e Atit të Shenjtë, që ai të shërohet dhe të kthehet së shpejti mes nesh”, nënvizoi kardinali në homelinë e tij.

Kardinali Parolin kujtoi edhe 12-vjetorin e zgjedhjes së Papës Françesku në fronin e Shën Pjetrit, përvjetor “që u kremtua të enjten, ndërsa ai mjekohet nga pneumonia në të dyja krahët, në spitalin ‘Gemelli’ të Romës”. Më pas, prelati reflektoi mbi thelbin dhe qëllimin e lutjes, duke theksuar se ajo ka të bëjë më shumë me hapjen e zemrave për Zotin e jo me kërkesat, që i drejtojmë për plotësimin e dëshirave tona, të cilat Ai i Lumi i di fare mirë. Përkundrazi, nënvizoi, duhet ta hapim zemrën për ta dëgjuar Fjalën e Tij e ky është çelësi, që hap edhe zemrën e Zotit.

Luftërat nuk lindin në fushat e betejës, por në zemrat e njerëzve

Duke iu kthyer Ungjillit të ditës, “i cili ka të bëjë me qëndrimin e drejtë, që kërkohet për të hyrë në Mbretërinë e Qiellit”, kardinali Parolin vuri në dukje se Jezu Krishti vë në dukje rëndësinë e dashurisë për të afërmin, edhe kur nuk pajtohemi me të. Ai u thoshte dishepujve se do t’i nënshtrohen gjykimit hyjnor edhe kur mbeten të zemëruar me dikë.

“Luftërat”, nënvizoi Sekretari i Shtetit të Vatikanit, “nuk lindin në fushat e betejës, por në zemrat e njerëzve, nga ndjenjat e urrejtjes dhe të armiqësisë kundër të tjerëve. Dora armatoset nga zemra dhe nga goja. Për të kërkuar paqen, duhet të çarmatosim gjuhën, sepse aty fillon lufta, siç na kujton Zoti”.

"Të lutem, më fal dhe faleminderit"

Prandaj, bamirësia e afërsia kanë përparësi ndaj të gjitha detyrimeve të tjera, përfshirë edhe ato të pjesëmarrjes në meshë, pohoi ai. "Kjo është arsyeja pse detyra për t’u pajtuar me të afërmin vjen përpara se të bëni një ofertë në altar". Kardinali i kujtoi diplomatëve këshillën e Papës Françesku për të krishterët, të cilët duhet të përdorin gjithmonë tri fjalë në marrëdhëniet ndërmjet njëri-tjetrit: "Të lutem, më fal dhe faleminderit". Këto shprehje, theksoi prelati, tregojnë zhvendosjen radikale nga konfrontimi drejt dashamirësisë dhe vullnetit të mirë.

Lutja për shëndetin e Atit të Shenjtë

Në përfundim, Sekretari i Shtetit të Vatikanit vuri në dukje se Zoti nuk na kërkon kurrë diçka të pamundur, përkundrazi, na dhuron gjithmonë hirin për të plotësuar Fjalën e Tij. "Të purifikuar nga Fjala e Hyjit", e mbylli homelinë kardinali Parolin, "lutja jonë për shëndetin e Atit të Shenjtë fiton forcë të re, duke u lartuar me besim tek Ai, që na jep çdo të mirë".

14 mars 2025, 12:20