杏MAP导航

K?rko

SKOREA-MILITARY-ACCIDENT

Kardinali Hollerich: t? rikthehemi te morali i paqes

Gara e armatimeve ?sht? shqet?suese dhe e frikshme. Kryeipeshkvi i Luksemburgut, ish-kryetar i Comece-s?, reflekton mbi "r?nien e tensionit moral, q? duket se ka kapluar udh?heq?sit e pjes?s m? t? madhe t? bot?s" p?rball? kap?rcimit t? "tabus? s? luft?s". Bota, shpjegon ai, mund “t? jetoj? s?rish n? paqe, vet?m brenda nj? kornize bashk?punimi shum?pal?sh”

R.SH. – Vatikan

Kardinali Jean Claude Hollerich është kryeipeshkëv i Luksemburgut dhe anëtar i Këshillit të Kardinajve (i të ashtuquajturit C9). Duke qenë për vite me radhë në krye të Komisionit të Konferencave Ipeshkvnore të Bashkimit Evropian (COMECE) dhe aktualisht zv.kryetar i Konferencave Ipeshkvnore Evropiane, ai është njohës i vëmendshëm i dinamikave politike evropiane.

Hirësi, cili është vlerësimi juaj për programin "ReArm Europe" miratuar nga liderët evropianë ditët e fundit?

“Së pari, dua të them se kjo garë armatimesh, që ka shpërthyer në të gjithë botën, jo vetëm në Evropë, është jashtëzakonisht shqetësuese dhe e frikshme. Para çdo konsiderate politike, duhet reflektuar mbi rënien e tensionit moral, që duket se i ka kapluar udhëheqësit e pjesës më të madhe të botës. Tabuja e luftës, që ndikoi orientimet politike pas tragjedisë së Luftës II Botërore duket se e ka humbur rëndësinë e saj. Pa u kthyer sërish ai tension moral, nuk ka politika të qëndrueshme dhe bota ka rrezik të rrëshqasë në një shpat të rrezikshëm”.

Kardinali Jean Claude Hollerich
Kardinali Jean Claude Hollerich

Sigurisht, kemi të bëjmë me një çështje morale, por ajo është lënë mënjanë, për shkak të ndryshimeve të rëndësishme politike…

"Sigurisht. Do të thosha se kryesorja e këtyre ndryshimeve është prirja për të arkivuar bashkëpunimin shumëpalësh. Sot, shihet qartë riafirmimi i konceptit të vjetër të superfuqisë, që synon të privilegjojë interesat e veta ekonomike dhe gjeopolitike. Ndërsa unë besoj se bota mund të jetojë në paqe vetëm duke u kthyer brenda kornizës së bashkëpunimit shumëpalësh. Papa Françesku, me të drejtë, ngul këmbë shumë në rëndësinë e multilateralizmit; madje, do të thosha se është gurthemeli mbi të cilin Selia e Shenjtë e mbështet praninë e saj politike dhe diplomatike”.

Ndërkaq, Evropa po riarmatoset, me një program prej 800 miliardë eurosh. Por, sipas mendimit tuaj, a po përballet vërtet Evropa me ndonjë rrezik strategjik?

“Natyrisht, në disa vende që i përkasin Bashkimit Evropian, ose janë kandidate për integrim në të, perceptohet një rrezik mjaft i afërt dhe një shqetësim i madh. Po mendoj për vendet baltike në kufi me Rusinë apo edhe për Moldavinë, e cila ka probleme me Transnistrinë. Shkëputja progresive ushtarake amerikane i frikëson këto vende. Besoj se megjithëse shihet qartë nevoja për fuqizimin ushtarak të Bashkimit Evropian, ai duhet të ketë një karakter domosdoshmërisht mbrojtës. E kjo duhet të bëhet e dukshme edhe në llojet e armatimeve, që do të përdoren. Po mendoj, për shembull, për rëndësinë në rritje të sigurisë dixhitale. Evropa, si institucion, lindi nga hiri që la tragjedia e Luftës II Botërore, prandaj, vokacioni për paqen është guri themeltar i saj. Madje, do të thosha se paqja është arsyeja shoqërore për të qenë së bashku. Bashkimi lindi që të mos ketë më kurrë luftëra ndërmjet evropianëve dhe në Evropë”.

Politika e re amerikane, pra, është në zanafillën e kësaj dëshire për të forcuar mbrojtjen evropiane?

“Shikoni, edhe për Evropën, bashkëpunimi shumëpalësh ka qenë opcion politik vendimtar dhe i përbashkët. Përtej Atlantikut, ky horizont duket se ka perënduar tashmë. Nëse Evropa, përveç aftësisë së saj për t’u mbrojtur në mënyrë autonome, do të jetë në gjendje të bëhet sërish një subjekt i rëndësishëm politik – gjë, që ka ardhur duke u shuar gradualisht me kohën - ajo do t'i bëjë një shërbim të mirë jo vetëm vetes, por gjithë botës, duke realizuar ‘de facto’ një rol shumëpalësh. Do të shtoja se Evropa do të bënte mirë të bëhej autonome edhe përsa i përket prodhimit ushtarak, pasi ajo, ende sot, varet shumë nga SHBA-ja. Varësi, që e bën të brishtë”.

A nuk mendoni se një investim kaq masiv ushtarak stonon pak me faktin se shteti social në Evropë duket se nuk është në nivelin e duhur? Shumë e kundërshtojnë planin e armatimit: shëndetësia, shkolla, mirëqenia dhe sigurimet shoqërore janë kudo në krizë dhe shpenzohen 800 miliardë euro për armë?

“Besoj se edhe në këtë rast propozimi më i arsyeshëm është bërë nga Papa Françesku: të gjitha fitimet, që vijnë nga prodhimi i armëve brenda Evropës duhet të investohen – detyrimisht – në veprimtari shoqërore. Nuk duhet të pasurohemi me armë, përkundrazi, me fitimet duhet të ndërtojmë spitale dhe shkolla. Është një propozim, që mund të zbatohet menjëherë, të cilin kam ndërmend t'ia përcjell ambasadorit të Bashkimit Evropian në Selinë e Shenjtë, që dua ta takoj në ditët në vijim".

11 mars 2025, 17:44