杏MAP导航

K?rko

Ekranet gjigante n? sheshin e Sh?n Pjetrit n? Vatikan transmetojn? p?rsh?bdetjen e Pap?s nga spitali Gemelli Ekranet gjigante n? sheshin e Sh?n Pjetrit n? Vatikan transmetojn? p?rsh?bdetjen e Pap?s nga spitali Gemelli

Kardinali Fernández: p?r k?to 7 arsye kemi nevoj? p?r Pap?n Fran?esku

Prefekti i Dikasterit t? Vatikanit p?r Doktrin?n e Fes? flet, kardinali Fernández p?r rikthimin e Pap?s n? Vatikan

R.SH. / Vatikan

Ka shtatë arsye të mira, për të cilat kemi nevojë për Papën Françesku. Kardinali Victor Manuel Fernández, prefekt i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Doktrinën e Fesë, është i bindur për këtë, gjë që e shprehu edhe në faqen e internetit Religion Digital.

E para: sepse "është njeri i Zotit, i dashuruar dukshëm me Ungjillin e Jezusit".

Pastaj sepse "sheh përtej, me një intuitë të pazakontë, që e kapërcen çdo menjëhershmëri".

E treta: “Sepse ka një guxim, që nuk e shpon as bomba, e që e lejon të thotë edhe atë, për të cilën politikanët heshtin”.

E katërta: “Sepse është poet, që me gjeste e pak fjalë përmbledh atë, që të tjerët nuk mund ta shprehin me sterhollimet e filozofëve”.

E pesta: “Sepse është i qëndrueshëm, rigoroz, i përkushtuar, i aftë të japë gjithçka”.

E gjashta: “Sepse është zëri më i fuqishëm i të varfërve dhe të braktisurve të kësaj toke”.

E shtata, së fundi: “Sepse kjo botë ka nevojë për një atë, për dikë që pasqyron atësinë e Zotit, si ai”.

24 mars 2025, 13:35