杏MAP导航

K?rko

Papa Francesku nga Poliklinika Gemelli Papa Francesku nga Poliklinika Gemelli

Kard. Semeraro p?r magjisterin e Pap?s: “nga kryqi nuk zbritet”

N? nj? intervist? me agjencin? katolike t? lajmeve SIR, duke komentuar kthimin e Pap?s Fran?esku n? Sht?pin? e Sh?n Mart?s n? Vatikan, pas daljes s? tij nga Poliklinika Gemelli e Rom?s, prefekti i Dikasterit p?r ??shtjet e Shenjtor?ve, kardinali Marcello Semeraro, n?nvizon se "forca dhe autoriteti i sh?rbes?s pjetrine nuk bazohen n? mir?qenien fizike, por n? hirin e T?nzot dhe n? l?shimin plot besim n? duart e Hyjit"

R.SH. – Vatikan

 "Dhurim i vetvetes nuk do të thotë të jesh në aktivitet. Jezusi realizoi dhurimin e plotë të vetvetes kur ishte i gozhduar në kryq". Kështu deklaron prefekti i Dikasterit për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali Marcello Semeraro, në një intervistë me agjencinë katolike të lajmeve SIR, duke komentuar kthimin e Papës Françesku në Shtëpinë e Shën Martës në Vatikan, pas daljes së tij nga Poliklinika Gemelli e Romës.

Dikasteret e Kuries Romake e kryejnë punën në emër dhe me autoritetin e Papës

"Brenda pak ditësh do të kujtojmë 20-vjetorin e vdekjes së Shën Gjon Palit II - shton ai. - Kardinali Stanislaw Dziwisz, sekretar personal i Papës polak, na pati treguar njërën nga frazat e tij: "Nga kryqi nuk zbritet"". Për kardinalin Semeraro, Papa e jeton shërbesën e tij edhe në brishtësi: "Në buletinet mjekësore flitej që më parë për çaste kritike; por tani u tha qartë se ka qenë në rrezik jete e në mua, dalin në pah dy ndjenja: e para, mirënjohje ndaj Zotit që na e dëgjoi lutjen: 'conservet et vivificet eum'; e dyta, gëzimi se u konfirmua besimi që kisha në forcën e brendshme shpirtërore të Papës".

 "Në mbarështimin dhe udhëheqjen e Kishës - vijon prelati për agjencinë SIR - Papa nuk është autokrat. Në Kushtetutën apostolike ‘Praedicate evangelium’, vetë Françesku shkruan, duke cituar Koncilin II të Vatikanit, se Papa "në ushtrimin e pushtetit të tij suprem, të plotë dhe të menjëhershëm mbi të gjithë Kishën, përdor Dikasteret e Kuries Romake, të cilat e kryejnë punën e tyre në emër dhe me autoritetin e tij".

“Papa udhëheq me Hirin e Tënzot e jo me efikasitet”

"Në Kishë, - sqaron më tej prefekti i Dikasterit për Çështjet e Shenjtorëve - format e qeverisjes nuk ndjekin në vetvete kriteret e efikasitetit të një kompanie. Kriteret duhen kërkuar diku tjetër". "Edhe për Françeskun, në këtë gjendje të ligshtë, vlen çka ai vetë tha për të moshuarit, më 28 shtator 2014: ‘Pemë të gjalla, të cilat edhe në pleqëri nuk reshtin së dhëni fryte". Sipas kardinalit Semeraro, "forca dhe autoriteti i shërbesës pjetrine nuk bazohen në mirëqenien fizike, por në hirin e Tënzot dhe në lëshimin plot besim në duart e Hyjit".

“Edhe në brishtësi, Papa dëshmon Kishën në dalje"

"Edhe në brishtësinë e tij njerëzore, Françesku na tregon atë fytyrë të Kishës në dalje e spital fushor, për të cilën na flet shpesh". "Një nga rreziqet gjatë sëmundjes - nënvizon ai - është ai i mbylljes në vetvete". Por, kujton kardinali Semeraro, “kur para Rruzares, në mbrëmjen e 6 marsit, dëgjova zërin e tij duke na thënë: “Do t'ju shoqëroj prej këtej”, më bëri të mendoj: ne e shoqëronim me lutje, por, ndërkohë, edhe ai na shoqëronte”. Sipas prelatit, ligështia e sëmundjes nuk e dobëson autoritetin e misionit të Papës. Siç thotë shën Pali apostull në Letrën e dytë drejtuar Korintasve: "Kur jam i ligshtë - atëherë jam i fortë (2 Kor 12,10). Është parim, që vlen edhe për shërbesën pjetrine".

24 mars 2025, 12:12