杏MAP导航

K?rko

Kardinali Parolin n? Fraterna Domus n? Sacrofano p?r "Katedren e Mikpritjes" Kardinali Parolin n? Fraterna Domus n? Sacrofano p?r "Katedren e Mikpritjes"

Kard. Parolin: nj? paqe t? drejt? n? Ukrain?. Hamasi dhe Izraeli, zgjidhje pa arm?

Kardinali Parolin n? Katedr?n e Mikpritjes n? Sacrofano. N? lidhje me deklaratat e Trump p?r Evrop?n, Sekretari i Shtetit t? Vatikanit kujton ftes?n e Pap?s p?r t? "?armatosur fjal?t" q? "t? mos shnd?rrohen n? konflikte". M? pas thirrja p?r negociata “pa parakushte” p?r Ukrain?n, thirrja p?r nj? “sens moderimi” n? Gaza, dhe denoncimi i posedimit t? arm?ve b?rthamore si “imorale”. P?r sh?ndetin e Papa Fran?eskut: e r?nd?sishme ?sht? q? ai t? pushoj? tani

R.SH. – Vatikani

Negociata “pa parakushte” për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, një “sens moderimi” nga ana e Hamasit e Izraelit dhe zgjidhje për Gazën “pa përdorimin e armëve” . Pastaj, duhen fjalë “të çarmatosura”, që ndihmojnë për të dialoguar, për t’u takuar e jo për të përçarë dhe, aty ku dështojnë, në këtë synim, “të heshtët sa më shumë”. Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin i shikon me frikë luftërat që po copëtojnë botën, ato që zhvillohen në Evropë dhe Lindjen e Mesme, por edhe luftërat verbale që po përkeqësojnë një epokë tensionesh. Sekretari i Shtetit të Vatikanit flet në ditën e tretë të takimit ‘Katedra e Mikpritjes’, një ngjarje – që përfundon sot më 28 mars në ‘Fraterna Domus’ në Sacrofano, pranë Romës – e krijuar për të promovuar kulturën e solidaritetit, artin e takimit dhe dialogut.

Urimi për shërimin e Papës

Kardinali Parolin është protagonist i një debati mbi aktualitetin me Prof. Vincenzo Buonomo, Delegat Papnor për Universitetin Papnor Urbaniana, por fillimisht, para takimit, ai ndalet me gazetarët për t'iu përgjigjur disa pyetjeve, duke filluar nga ato për shëndetin e Papës, i cili vazhdon konvaleshencën në Shtëpinë e Shën Martës në Vatikan. Kardinali Parolin uron që Ati i Shenjtë Françesku të mund të "pushojë" dhe "të shërohet sa më mirë, pak nga pak"; kujton Statio Orbis të pesë viteve më parë, 27 mars 2020, në një shesh të Shën Pjetrit të izoluar, bosh, në mesin e pandemisë Covid, dhe nënvizon se – si atëherë, edhe sot – “Papa është i lidhur mirë me të gjithë Kishën dhe me të gjithë besimtarët”. “Kjo u dëshmua nga të gjitha shfaqjet e dashurisë dhe mbi të gjitha nga lutjet me të cilat ai u shoqërua gjatë ditëve të sëmundjes dhe që vazhdojnë” edhe sot.

Gjuhë që duhet të "çarmatoset"

Vështrimi i kardinalit Parolin zgjerohet më pas në botë dhe arrin deri në SHBA-së, prej nga vijnë deklaratat e fundit "të forta" të Presidentit Donald Trump kundër evropianëve të përcaktuar si "parazitë". Sekretari i Shtetit të Vatikanit Parolin fton të “çarmatosen fjalët”, duke marrë shprehjen e bukur thënë nga Papa Françesku në letrën e tij dërguar drejtorit të së përditshmes italiane Corriere della Sera, Luciano Fontana, më 18 marsin e kaluar. Është tejet e rëndësishme “çarmatosja e fjalëve për të parandaluar që ato të shndërrohen në konflikte dhe të bëhen luftë e luftim”, thotë Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë. "Kjo vlen për të gjithë. Dhe sidomos sot, kur ka një situatë kaq të tensionuar në të gjitha fushat, është mirë të përdoren pak fjalë, të heshtët sa më shumë dhe nëse përdoren fjalë, le të përdoren fjalë të urta, fjalë që mund të ndihmojnë për të dialoguar, për t'u takuar dhe jo për të përçarë".

Negociatat në Ukrainë dhe zgjidhjet për Gazën

Për Ukrainën, ndërkohë që negociatat për një armëpushim janë duke u zhvilluar, kardinali Parolin uron që "me të vërtetë" të arrihen "konkluzionet pozitive": "Besoj se gjëja e rëndësishme është që negociatat të kryhen pa parakushte", thotë Sekretari i Shtetit të Vatikanit, "në mënyrë që të arrihet një pikë marrëveshjeje dhe në fund të arrihet në një armëpushim, për të menduar pastaj si të arrihet në paqen e drejtë dhe afatgjatë, e këtë mendoj se dëshirojnë të arrijnë edhe palët”.

Kardinali Parolin gjithashtu bën thirrje për zgjidhjen e krizës në Gaza, duke mos fshehur zhgënjimin e tij që armëpushimi i përkohshëm nuk po të bëhet "një armëpushim i përhershëm", në mënyrë që "të nisë një diskutim për paqëtimin dhe rindërtimin". "Unë besoj - thekson ai - se të dyja palët duhet të kenë një përgjegjësi të madhe moderimi, ndoshta diçka që nuk është ushtruar as nga Hamasi dhe as nga izraelitët. Duhet të bëhen përpjekje për të gjetur një mënyrë për të zgjidhur problemin që ekziston, pa përdorimin e armëve".

Posedimi i armëve bërthamore është imorale

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Parolin foli edhe për paqen në debatin e mëpasshëm me Delegatin Papnor për Universitetin Papnor Urbaniana prof. Buonomo, duke theksuar se "të gjithë mendonin se kjo paqe do të vazhdonte dhe ne kishim hedhur themelet që paqja të vazhdonte. U desh shumë pak që ky iluzion të zhdukej". Problemi, sipas kardinalit Parolin, është “vizioni gjithnjë e më individualist i njeriut”, si dhe mungesa e besimit të ndërsjellë. E gjithë kjo ka pasoja në nivelin ndërkombëtar,” thotë kardinali. "Askush nuk i beson më askujt. Dhe kjo vjen nga mosnjohja e kultivimit të marrëdhënieve dhe çon në riarmatim, në sulm para se të sulmohet dhe kështu krijohet një situatë konflikti të përhershëm". Për Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, “posedimi i armëve bërthamore është imorale për shkak të pasojave që ato mund të shkaktojnë”.

28 mars 2025, 11:59