Kard. Parolin: nevojitet ?armatim i p?rgjithsh?m dhe i kontrolluar dhe nj? paqe e drejt? dhe e q?ndrueshme n? Ukrain?
R.SH. / Vatikan
Çarmatimi, lufta në Ukrainë, kushtet e Papa Françeskut. Disa tema të cilat i preku Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinali Pietro Parolin, dje në Romë, në kuadrin e edicionit të parë të takimit "Tryeza për Iftar-Ramazan", iniciativë e promovuar nga Ambasada e Marokut pranë Selisë së Shenjtë, organizuar nga Media International Communication Club – MICC.
Një çarmatim i kontrolluar
Selia e Shenjtë ka një politikë të qartë në lidhje me riarmatimin që nga Lufta e Parë Botërore, shpjegoi kardinali Parolin, "domethënë, këmbëngulja në nivelin ndërkombëtar që të ketë çarmatim të përgjithshëm dhe të kontrolluar. Kështu nuk mund të jemi të kënaqur me drejtimin në të cilin po shkojnë gjërat".
Rusia dhe Ukraina, t'i japim fund luftës
Lidhur me mundësinë e një armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin shpreson që “të mos vendosen parakushte që pengojnë fillimin e një dialogu”, duke iu referuar faktit se Moska ka vendosur disa kufij “për çështjen e verifikimit të respektimit të armëpushimit”. “Ky proces duhet të fillojë gjithsesi: duke qenë se Ukraina është më në fund e gatshme, le të ketë vullnet edhe nga ana tjetër për të filluar këtë armëpushim që duhet të zgjasë 30 ditë”. Hapi tjetër, shpreson kardinali Parolin, është "fillimi i një negociate që pastaj të mund t'i japë fund luftës dhe të vendosë atë paqe të drejtë dhe të qëndrueshme që ne kemi shpresuar".
Shëndeti i Papës
Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin u pyet më pas nga gazetarët për shëndetin e Papës. Duke ripohuar se buletinet mjekësore "na tregojnë saktësisht se cilat janë kushtet" e Papës, tha se "e pashë një javë më parë, pastaj nuk pata raste ta shoh më. E gjeta më mirë se herën e parë. Por ky është vetëm një vlerësim i jashtëm, pastaj për pjesën tjetër duhet t'i përmbahemi asaj që na thonë mjekët". Në takime me Atin e Shenjtë, sqaroi Sekretari i Shtetit të Vatikanit, “ne i paraqesim atij çështjet dhe problemet që kanë nevojë për zgjidhje dhe Papa jep indikacionet e tij. Së fundi, një përgjigje të qartë në lidhje me mundësinë e dorëheqjes nga misioni Pjetrin, një temë që “absolutisht” nuk u diskutua me Papën. Dje, në kuadrin e ngjarjes së lartpërmendur, Kardinali Parolin priti në takim Ambasadoren e Marokut pranë Selisë së Shenjtë, Rajae Naji El Mekkaoui.