杏MAP导航

K?rko

Kardinali L?moshtar, Konrad Krajewski, Prefekt i Dikasterit t? Bamir?sis?, n? lutje drejtuar Zotit p?r sh?ndetin e Pap?s n? Sheshin e Vatikanit, 2 mars 2025 Kardinali L?moshtar, Konrad Krajewski, Prefekt i Dikasterit t? Bamir?sis?, n? lutje drejtuar Zotit p?r sh?ndetin e Pap?s n? Sheshin e Vatikanit, 2 mars 2025

Kard. Krajewski: t? lutemi me t? gjith? Kish?n p?r sh?ndetin e Pap?s

Mbr?m?, n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, nj? turm? e madhe besimtar?sh u lut, her?n e shtat? me rruzare n? duar, p?r sh?rimin e Fran?eskut. Urat?s i printe Kardinali L?moshtar, i cili i k?rkoi Virgj?r?s Mari ta mb?shtes? Pap?n n? k?t? ?ast t? v?shtir? s?mundjeje.

R.SH. / Vatikan

Që prej një jave besimtarë nga mbarë bota mblidhen para Bazilikës së Shën Pjetrit, në Vatikan, përkrah kardinajve, ipeshkvijve dhe anëtarëve të Kuries Romake, e luten për shëndetin e Papës, shtruar në Poliklinikën Gemelli, në Romë, që prej datës 14 shkurt.

“Të lutemi së bashku me gjithë Kishën për shëndetin e Atit të Shenjtë Françesku. Virgjëra Mari, Nëna e Kishës, e ndihmoftë në këtë çast” – kjo,  ftesa të cilën Kardinali Lëmoshtar, Konrad Krajewski, Prefekt i Dikasterit të Bamirësisë, ua drejtoi të gjithë atyre, që qenë mbledhur për të thënë së bashku Rruzaren.

Besimtarët luten njëzëri

Mbrëmë, e dielë, 2 mars, kur kundroheshin Misteret e Lumnueshme të Rruzares Shenjte, turma u mblodh sërish në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, pasi qe lutur brenda Bazilikës për shkak të shiut, i cili dje ia lëshoi vendin qiellit të kthjellët. Nga altari i ndriçuar, në tremen e Bazilikës, lexuesi shpalli Misteret e fesë që kujton gjatë lutjes së Rruzares dhe më pas lexoi Ungjillin e ditës nga Luka. Kardinali Krajewski drejtoi lutjen, duke nisur me pjesën e parë të "Atynës", të cilën asambleja, më pas, e vijoi njëzëri, deri në fund. Në turmën e besimtarëve, që natë pas nate, pavarësisht nga kushtet atmosferike, paraqiten të shumtë në takim, shiheshin fëmijë me kapuça e shalla, priftërinj, murgesha dhe vullnetarë jubilarë.

Disa besimtarë, që mbanin qirinj në duar, ia ngulnin sytë me devocion të thellë Virgjërës Mari, Nënës së Kishës, stolisur me lule të bardha, që lëkundeshin nga era. Sheshi ushtonte nga zërat e Asamblesë, që këndonte “Lavdi i qoftë Atit”,   “Litanitë” dhe “Të falemi Mbretëreshë”.

Në fund, çasti i reflektimit, që u mbyll me lutjen Oremus pro Pontifice&苍产蝉辫;–&苍产蝉辫;(Të lutemi për Papën) e cila e shoqëron Papën çdo natë në këto çaste prove!

E Sheshi i Vatikanit, që jehonte nga zërat të cilët lartoheshin, në lutje drejtuar Zotit për shëndetin e Atit të Shenjtë, si shllunga resh drejt qiellit, për të arritur tek Maria Virgjër: “Të falemi Mbretëreshë, Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë, të falemi!...

03 mars 2025, 12:50