Kard. Koovakad: bota lutet p?r Pap?n, duke p?rfshir? besimtar?t e feve t? tjera dhe jobesimtar?t
R.SH. / Vatikan
Në përfundim të Meditimit të shtatë të Ushtrimeve Shpirtërore për Kurien Romake, të propozuar në Sallën Pali VI nga At Roberto Pasolini, predikatar i Shtëpisë Papnore, pas recitimit të lutjeve Mbrëmësore, Kardinali George Jacob Koovakad, Prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Dialogun Ndërfetar, dje pasdite, 12 mars, i prini lutjes së Rruzares me Misteret e Lavdishme, të transmetuara edhe në ekranet gjigante në Sheshin e Shën Pjetrit dhe nga mediat e Vatikanit. Duke prezantuar lutjen mariane të Rruzares, kardinali Koovakad ftoi t'i “besojmë Atit të Shenjtë dhe të gjithë të sëmurët në mbrojtjen e nënës sonë qiellor Zojës Mari”.
“Nga e gjithë bota në këto javë në të cilat Ati i Shenjtë është shtruar në spital – kujton Kardinali Koovakad – kanë mbërritur mesazhe prekëse solidariteti dhe afërsie, së bashku me sigurimin e shumë lutjeve të ngritura drejt Qiellit për shërimin e tij. Prandaj, së bashku me besimtarët e krishterë dhe me besimtarët e traditave të tjera fetare, si dhe me “shumë jobesimtarë që e vlerësojnë dhe e duan Papa Françeskun dhe shqetësohen për shëndetin e tij”, ne ia besojmë atë dhe të gjithë të sëmurëve mbrojtjes së Zojës së Bekuar. Le t’i bashkojmë, tha ai, “lutjet tona në atë të të varfërve, sepse lutja e tyre është më e efektshmja, siç sugjerohet nga Shkrimi i Shenjtë, dhe në veçanti nga Siracidi: ‘Urata e skamnorit prej gojës së tij arrin në veshët e Hyjit dhe pa vonesë do t’i jepet e drejta. Lutja e të varfërve kalon nëpër re dhe nuk qetësohet derisa të arrijë. Ai nuk dorëzohet derisa i TejLarti të ndërhyjë”. (shih Sir 21,5).
Pas lutjes së Rruzares, u këndua himni kushtuar Zojës Mari ‘ Të falem Mbretëreshë’ Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë, të falemi! , ndjekur nga Litanitë e Zojës së Loretos dhe lutja drejtuar Hyjit Atë për të dërguar "Shpirtin e tij të na ndihmojë në dobësitë tona njerëzore, që, duke ngulmuar në fe, të rritemi në dashuri dhe të ecim së bashku drejt qëllimit të shpresës së lume". Së fund, momenti i lutjes përfundoi me një uratë të veçantë për Papën Oremus pro Pontifice dhe një këngë drejtuar Virgjrës Mari.