杏MAP导航

K?rko

Kardinali Gugerotti n? lutje Kardinali Gugerotti n? lutje

Kard. Gugerotti: lutemi p?r sh?ndetin e Pap?s, t? sigurt p?r nd?rmjet?simin e Maris?

P?r t? gjasht?n dit? me radh?, brenda Bazilik?s s? Sh?n Pjetrit, vijon t? thuhet Rruzarja Shenjte p?r Fran?eskun. I prin Prefekti i Dikasterit p?r Kishat Lindore: Virgj?ra ndri?on rrug?n ton? si shenj? e sigurt ngush?llimi dhe shprese.

R.SH. / Vatikan

“Të dashur vëllezër dhe motra, më vjen keq që jeni nën shi! Por unë jam me ju, këtu ... Jeni trima! Faleminderit!". Të duket sikur jehojnë ndërmjet shtyllave të Berninit, duke u përhapur si këngë mirënjohjeje, Fjalët e Papës Françesku drejtuar ndër vite besimtarëve që, duke sfiduar qiellin ngyrë plumbi, vijojnë të shkojnë përsëri në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për Lutjen e Engjëllit të Zotit të së dielës.

As dje, 1 mars, shiu i lehtë që vijoi të reshet mbi Romën, nuk mundi t'ua ndalte ritmin. Çadrat e hapura si lule nën qiellin dimror, u mbyllën në Bazilikën e Vatikanit për të thënë në kor Rruzaren, kushtuar shëndetit të Françeskut e kryesuar nga kardinali Claudio Gugerotti, prefekt i Dikasterit  të Vatikanit për Kishat Lindore.

Maria, "ngushëllim" dhe "shpresë e sigurt"

Në heshtjen solemne shoqëruar nga harmonitë e Schola Cantorum, kardinali lartoi drejt qiellit lutjen: “Me sytë ngulur te Jezusi, edhe këtë mbrëmje ia besojmë veten asaj, që është ‘Nëna e Kishës’ dhe Nëna jonë, në lutje për shëndetin e Atit të Shenjtë Françeskut. Rruarja bëhet frymë, devocion i lexueshëm në sytë e kardinajve, priftërinjve, murgeshave, të rinjve besimtarë e jo vetëm, të pranishëm në Bazilikë. Disa janë ulur për një kohë të gjatë, të tjerët nxitojnë të bashkohen ndërsa kremtimi tashmë ka filluar. Sytë tanë ngulen mbi ikonën e Virgjëreshës Mari, stolisur me lule të bardha, “që shkëlqen në rrugën tonë si shenjë ngushëllimi dhe shprese të sigurt”.

Reflektimet e Françeskut mbi gëzimin

Rruzaret prej druri e argjendi - në njërën mund të shihni një kryq të vogël me ngjyra - varen nga duart e besimtarëve të bashkuar në lutje. Dhjetëra   Falemi Mëritë, pas Atynës dhe pjesëve nga Ungjilli i Lukës, rikujtojnë çastet e gëzueshme të përshkuara në historinë e shëlbimit, si rruazat e Rruzares. Për çdo mister, Papa ka ofruar meditime gjatë viteve të papnisë. Kumtimi i Engjëllit Gabriel bëhet "festa e po-së", po aq e zjarrtë sa ajo e Marisë. "Nxitimi" i saj për të arritur tek Elizabeta të kujton dikë që, i mbushur me "hir", nuk mund ta mbajë të heshtur gëzimin e tij. Lindja e Jezusit ndriçon natën e njerëzimit, si premtim "shprese" që "nuk zhgënjen". Më pas, prezantimi në tempull, që është dritë: “Sa shumë kemi nevojë edhe sot për dritë, për këtë dritë!” E njëjta që shndrit në misterin e fundit, kur Jezusi i ri gjendet rishtas mndërmjet doktorëve të Tempullit. "Çudi". Mrekulli! Ja shenja e një feje gjithnjë të gjallë!

Mbrojtja e "ligështisë" njerëzore

Në fund të litanive, në fjalët e Oremus pro Pontefice, lutja bëhet dhuratë për Papën dhe për çdo shpirt të lënduar. Ndihmë jetike, siç thotë lutja e fundit, e aftë për të mbështetur "ligështinë" tonë njerëzore.

02 mars 2025, 12:18