杏MAP导航

K?rko

Imzot Paul Richard Gallagher Imzot Paul Richard Gallagher

Kard. Gallagher: edhe n? lig?shti, Papa vijon t’i sh?rbej? Kish?s dhe Njer?zimit

N? predikimin e Mesh?s p?r sh?ndetin e Pap?s, Sekretari p?r Marr?dh?niet me Shtetet n?nvizon mir?njohjen e Fran?eskut "p?r af?rsin? dhe lutjet pa mbarim q? lartohen drejt Parajs?s p?r T?". M? pas Kryeipeshkvi ndalohet tek k?rc?nimi i s? keqes, gjithnj? e m? i pranish?m n? vendet n? luft?: na duhet, theksoi, “diplomacia e shk?putur nga interesat njer?zore” e n? sh?rbim t? s? mir?s s? p?rbashk?t

R.SH. - Vatikan

Një lutje korale për Papën Françesku, i cili edhe “në këtë çast të brishtësisë njerëzore, sigurisht nuk i shërben në mënyrë më pak efektive Kishës dhe njerëzimit, edhe pse në një formë tjetër”. Fjalët e Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, jehojnë rishtas në Kishën e Jezusit në Romë, "shtëpi" e jezuitëve, urdhërit të të cilëve u përket Françesku. Në Meshën e kremtuar për shëndetin e Papës, kryeipeshkvi pohon se “është mirënjohës për afërsinë dhe lutjet që, veçanërisht në këto kohë të fundit, lartohen në kore zërash drejt Parajsës për të, për shërbesën e tij universale dhe për rikthimin e shëndetit të tij”.

 Kërcënimi i së keqes

Homelia e kryeipeshkvit u përqendrua plotësisht tek dashuria hyjnore, që "gurron vazhdimisht" nga Zoti "nëpërmjet Zemrës së shporuar të Jezusit e  që kërkon të përsëritet". Dashuri që takohet me “mjerimin tonë, me mëkatet tona dhe merr ngjyrimin e ‘mëshirës’”. E dashuri, që të çon në rrugën e drejtë. “Koha intensive e Kreshmëve - nënvizon imzot Gallagher – është kohë e përshtatshme për ta përshkuar këtë rrugë”. Të udhëtosh do të thotë të dëshirosh të të dojë Zoti dhe të arrish në rilindjen shpirtërore “me hapësira të reja dhe horizonte të reja shprese, lirie dhe paqeje”. E rrezikshme është që, në vend të kësaj, të kalojmë nga jeta në vdekje:

Edhe në ditët tona, ku kërcënimi i së keqes po bëhet gjithnjë e më i qëndrueshëm dhe errësira ndonjëherë duket se mbizotëron mbi vetë dritën:  e shohim fatkeqësisht me luftën në Ukrainën e martirizuar, në Palestinë, Izrael, Liban, Myanmar, Sudan, Republikën Demokratike të Kongos dhe në vendet e tjera të konfliktit.

Mesha për shëndetin e Papës (Divizioni i Fotove të MEDIAVE TË VATIKANIT)
Mesha për shëndetin e Papës (Divizioni i Fotove të MEDIAVE TË VATIKANIT)   (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Bota rrezikohet nga një ndeshje racash

Rilindja shpirtërore gjithashtu çon në rrugën e takimit, por pengesat nuk mungojnë. "Ka nga ata që për fat të keq ushqejnë pa pushim - shpjegon sekretari për marrëdhëniet me shtetet – kulturën e vdekjes", duke përqafuar "logjikën e mbrapshtë të urrejtjes, të shpërdorimit dhe, si pasojë, të luftës, në çdo nivel. Bota bëhet kështu skenë e përplasjes të grupeve etnike dhe qytetërimeve, kulturave dhe feve".

Diplomacia në shërbim të së mirës së përbashkët

Të krishterët janë të thirrur të përhapin vlerat e dashurisë, drejtësisë dhe të paqes. "Të bekuara, ato kohë dhe vende - thekson Imzot Gallagher - ku ulemi rreth së njëjtës tryezë dhe besojmë në forcën e arsyes e të ndërgjegjes, me vlerën e papërshkrueshme të dinjitetit njerëzor si horizont!".

Sa e nevojshme është që në ditët tona një diplomaci e shkëputur nga interesat mjerane njerëzore të mund të veprojë lirisht për të mirën e përbashkët, duke bashkëpunuar për të siguruar të gjitha të mirat supreme të drejtësisë dhe të paqes!

Imzot Paul Richard Gallagher në Kishën e Jezusit
Imzot Paul Richard Gallagher në Kishën e Jezusit   (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Kafazi i egocentrizmit

Papa , kujton Kryeipeshkvi, na nxit vazhdimisht të përqafojmë logjikën e takimit, sepse njeriu është bërë nga marrëdhënie të hapura dhe vetmohuese. Kështu, Kisha në dalje, e frymëzuar nga Françesku, përbëhet  nga njerëz që kujdesen për të tjerët, që merren me shërbimin e së mirës së përbashkët. Sepse egocentrizmi është mbyllje, është kafaz që e pengon njeriun të jetë "bekim" për të gjithë.

Ka një ndryshim të madh ndërmjet atyre që u japin jetë të tjerëve, që u shtrijnë dorën për t’i shpëtuar, dhe atyre që u sjellin vdekjen, duke i lënë të tjerët pa ndihmën që u nevojitet për të mbijetuar!

Lutja dhe zëri i ndërgjegjes

Në përfundim, imzot Gallagher kujtoi se ndjehet nevoja për "një dritë më të lartë" që të na prijë në zgjedhjet tona dhe të na ndihmojë t'i çojmë ato përpara. “Është pikërisht në lutje, e cila përbëhet edhe nga heshtja, që ne të mësohemi ta dëgjojmë zërin e ndërgjegjes, i cili nuk është gjykim arbitrar, por zëri i Zotit. Zë, që rijehon në shenjtëroren e mendjes dhe të zemrës”.

Ata që luftuan për dinjitetin njerëzor, që luftuan kundër diktaturave, tiranisë dhe padrejtësisë, edhe nëse nuk kishin gjithnjë fenë e krishterë apo ndonjë fe tjetër, e bënë këtë në emër të ndërgjegjes, duke njohur në të atë zë të lartë, që tregon rrugën e drejtë.

Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet na fton të përfitojmë nga koha e Kreshmëve “për të heshtur dhe për të hyrë nën strehën e padukshme të ndërgjegjes”, duke ia besuar veten Virgjërës së Heshtjes, së cilës mund t'ia besojmë edhe shëndetin e Papës e paqen në botë.

Kremtimi për shërimin e Papës kryesuar nga kryeipeshkvi Gallagher
Kremtimi për shërimin e Papës kryesuar nga kryeipeshkvi Gallagher   (VATICAN MEDIA Divisione Foto)
21 mars 2025, 12:19