杏MAP导航

K?rko

Kard. De Mendon?a: ta mir?presim Magisterin e brisht?sis? dhe t? vuajtjes

E drejtuar nga Prefekti i Dikasterit p?r Kultur?n, mbr?m?, 9 mars, Rruzarja p?r sh?ndetin e Pap?s n? Sheshin e Sh?n Pjetrit u ndoq nga Kuria Romake, disa prift?rinj dhe dhjet?ra besimtar?. Jo vet?m t? krishter?t u luten p?r Pap?n - n?nvizon kardinali De Mendon?a - por edhe besimtar?t e feve t? tjera, madje edhe shum? jobesimtar? i bashkuan zemrat rreth Pap?s Fran?esku. "Maria na m?soft? ta ndajm? v?llaz?risht barr?n e kryqit".

R.SH. - Vatikan

Edhe mbrëmë, e Diela e parë e Kreshmëve, u mblodhëm mbi tremen e Bazilikës së Vatikanit, në Sheshin e Shën Pjetrit për të thënë Rruzaren - organizuar nga Sekretaria e Shtetit të Vatikanit dhe Dioqeza e Romës – si dhe për t’u lutur për shërimin e Papës. Kjo bëhet në vende të ndryshme të botës që nga 14 shkurti, kur filloi shtrimi në spital i Papës Françesku. "E nuk janë vetëm të krishterët që e bëjnë këtë, por edhe besimtarët e feve të tjera. Madje edhe shumë jobesimtarë i bashkojnë zemrat e tyre rreth Papës Françesku", nënvizoi prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Kulturën, Kardinali José Tolentino De Mendonça, në hyrjen e Mistereve të Lumnueshme të Rruzares Shenjte.

“Lutjet tona dhe dashuria jonë qofshin pranë tij dhe, në të njëjtën kohë, qofshim gjithnjë e më të gatshëm për të mirëpritur Magjisterin e brishtësisë dhe të vuajtjes, që po e marrim në këtë çast nga Ati i Shenjtë”, vazhdoi Kardinali De Mendonça, duke saksuar se Magjisteri i Françeskut është “i çmuar” dhe “na bën përgjegjës për shoqërimin dhe kujdesin e të sëmurëve, të varfërve dhe të gjithë atyre që vuajnë”. Më pas, besimi në Marinë, “rojtare dhe mjeshtre e shpresës, që mbeti besnikërisht tek këmbët e kryqit të Jezusit”: “Na e mësoftë ta ndajmë vëllazërisht barrën e rëndë të kryqit”.

Përpara figures së “Marisë, Nënë e Kishës”, me lutjen “Të falemi Mbretëreshë” përfunduan Litanitë lauretane. E edhe brohoritja e fundit: "Mari e Shenjtnueshme, gjithmonë virgjër, na shpëto nga të këqijat që tani na trishtojnë dhe na prij drejt gëzimit të amshuar". Së fundi, si zakonisht, Rruzarja përfundoi me këngën lutje Oremus pro Pontifice, dhe shpërndarja me bekimin mbi besimtarët.

Nga 10 marsi do të ketë Rruzare për Papën në Sallën Pali VI, pas meditimit të pasdites.

Nga e hëna, lutja mariane për shëndetin e Papës do të mbahet në Sallën Nervi dhe do të transmetohet drejtpëdrejtë në ekranet e Sheshit të Shën Pjetrit si dhe përmes mediave të Vatikanit.

10 mars 2025, 12:31