杏MAP导航

K?rko

Konferenca p?r shtyp n? Vatikan Konferenca p?r shtyp n? Vatikan

Inteligjenca Artificiale: paraqitet n? Vatikan takimi p?r mbrojtjen e f?mij?ve

N? Sall?n e Shtypit t? Selis? s? Shenjt? u paraqit veprimtaria dyditore me tem?: "Rreziqet dhe mund?sit? e Inteligjenc?s Artificiale p?r F?mij?t: impenjimi i p?rbashk?t p?r mbrojtjen e f?mij?ve", organizuar nga Akademia Papnore e Shkencave n? bashk?punim me Fondacionin “World Childhood” dhe me Institutin e Antropologjis? t? Universitetit Papnor Gregorian

R.SH. – Vatikan

 Një takim i nivelit të lartë për të mbledhur së bashku përfaqësues nga industria e teknologjisë, nga institucionet fetare, nga bota akademike, nga shoqëria civile, nga ambientet e fëmijëve dhe të rinjve, si edhe nga të mbijetuarit e abuzimit, për të trajtuar çështjen urgjente të përdorimit të sigurt dhe etik të Inteligjencës Artificiale për mirërritjen e fëmijëve.

Ky është qëllimi i konferencës dyditore, që mbahet më 21 e 22 mars në Casina Pio IV në Vatikan, organizuar nga Akademia Papnore e Shkencave në bashkëpunim me Fondacionin “World Childhood” dhe me Institutin e Antropologjisë të Universitetit Papnor Gregorian. Tema: “Rreziqet dhe mundësitë e Inteligjencës Artificiale për Fëmijët: impenjimi i përbashkët në mbrojtjen e fëmijëve”.

“Qëllimi është të kuptohen së bashku rreziqet dhe mundësitë, që jep Inteligjenca Artificiale, në mënyrë që të përmirësohet siguria për fëmijët dhe të përcaktohet përgjegjësia e çdo pale të interesuar, që, brenda sferës së saj të ndikimit, të veprojë në përputhje me impenjimin e përbashkët për mbrojtjen e fëmijëve”, shpjeguan organizatorët.

Takimi u paraqit për gazetarët paraditen e sotme (20 mars) nga Kancelari i Akademisë Papnore të Shkencave dhe i Akademisë Papnore të Shkencave Sociale, kardinali Peter Turkson, nga presidenti i Akademisë Papnore të Shkencave, Joachim von Braun, nga drejtori i Institutit të Antropologjisë në Universitetin Papnor Gregorian, atë Hans Zollner, si edhe nga Sekretarja e përgjithshme e Fondacionit “World Childhood”, Paula Guillet de Monthoux.

Synohet një ndërgjegjësim më i madh kolektiv për gjendjen aktuale të zhvillimit të Inteligjencës Artificiale përsa i përket ndikimit, që ajo mund të ketë te fëmijët. Do të hartohet një deklaratë e përbashkët, ku do të përshkruhen hapat dhe veprimet, që duhen ndërmarrë, për të luftuar keqtrajtimin, abuzimin dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve duke përdorur Inteligjencën Artificiale, përfshirë monitorimin dhe vlerësimin e herëpashershëm të procesit. Takimi mund të ndiqet online në faqen Youtube të Casina Pio IV.

20 mars 2025, 16:46