杏MAP导航

K?rko

FILE PHOTO: Illustration shows message reading "AI artificial intelligence", keyboard and robot hands

Inteligjenca artificiale do ta ndryshoj? rr?nj?sisht m?nyr?n si jetojn? f?mij?t

Akademia Papnore e Shkencave organizoi, nga data 20 deri m? 22 mars, nj? takim nd?rkomb?tar p?r ndikimin e inteligjenc?s artificiale n? mbrojtjen e t? miturve. Nd?rsa dallimi nd?rmjet bot?s reale dhe virtuale fillon t? mjegullohet, Cécile Aptel, p?rgjegj?se e parashikimeve t? UNICEF-it, b?n thirrje p?r refuzimin e "zonave pa ligj" lidhur me p?rdorimin e inteligjenc?s artificiale.

R.SH. / Vatikan

"Si do të mund ta gjejmë ekuilibrin e duhur ndërmjet lejimit të fëmijëve e pranimit të këtyre teknologjive të reja të ofruara nga inteligjenca artificiale që kanë potencial të madh për zhvillimin e reduktimit të rreziqeve për ta?". Në Casina Pio V, në zemër të kopshteve të Vatikanit, Akademia Papnore e Shkencave shikon drejt së ardhmes. Rreth gjashtëdhjetë studiues nga e gjithë bota e diskutuan tri ditë (nga 20 deri më 22 mars) këtë problem, përmbledhur nga Cécile Aptel, Zëvendës Drejtore e Qendrës së Kërkimit dhe Parashikimit të UNICEF (Innocenti).

Mundësitë e ofruara nga inteligjenca artificiale, sidomos në fushën e arsimit, janë po aq të rëndësishme, sa edhe rreziqet për integritetin fizik dhe psikologjik të fëmijëve - shpjegon ajo. “Për shembull, ne kemi krijuar artificialisht pamje të rreme, në të cilat një fëmijë mund të ekspozohet lakuriq në rrjetet sociale”.

Përçarje për brezat e ardhshëm

Sot, disa fëmijë tashmë mund ta përdorin inteligjencën artificiale, teknologji që po "ua ndryshon krejtësisht" mënyrën e të jetuarit. Në të vërtetë, thekson Cécile Aptel, "dallimi ndërmjet botës reale dhe asaj virtuale po gërryhet gradualisht, e ata nuk bëjnë më asnjë dallim ndërmjet qëndrimit së bashku, ose lidhjes me mjete virtuale". Megjithatë, inteligjenca artificiale është ende e kohëve të fundit dhe vazhdimisht në evolim. Prandaj është e vështirë të kuptohen pasojat e kësaj teknologjie tek fëmijët, tashmë në duart e të gjithëve. Por, paralajmëron Cécile Aptel, “nuk duhet të mendojmë se inteligjenca artificiale është plotësisht jashtë kontrollit”.

Një rregullim i mundshëm

Si profesoreshë e së drejtës ndërkombëtare, ajo siguron se “nuk duhet t’i pranojmë zonat pa ligj”. “Nuk duhet të heqim dorë nga detyrimi që kanë shtetet për të na siguruar se nuk ka përdorim të paligjshëm të AI, e, në veçanti, asnjë përdorim për për qëllime kriminale”, shton ajo, duke siguruar se njerëzit që i krijojnë, janë subjekt i shteteve si persona fizikë. Në realitet, mund të ketë shumë aktorë, që kërkojnë rregullim të mundshëm në shkallë ndërkombëtare, si transporti detar. "Mund të jetë një produkt i krijuar në një vend e i përdorur nga një përdorues në një vend tjetër nëpërmjet një kompanie, në një vend të tretë".  

Takimi në Vatikan kishte për qëllim krijimin e një hapësire dialogu mes profesorëve të ndryshëm universitarë, si dhe shoqatave dhe organizatave ndërkombëtare, për të garantuar sigurinë e fëmijëve në hapësirën dixhitale. "Kemi ende shumë për të bërë" vuri në dukje në një konferencë për shtyp, Presidenti i Akademisë së Shkencave, Profesor Joachim von Braun.

24 mars 2025, 14:59