杏MAP导航

K?rko

Imzot Gallagher gjat? mesh?s n? Budapest Imzot Gallagher gjat? mesh?s n? Budapest

Imzot Gallagher n? Hungari: dashuria e Atit na pret gjithnj?, sado t? largohemi

N? dit?n e fundit t? udh?timit t? tij n? vend, kryeipeshkvi, Sekretar i Vatikanit p?r Marr?dh?niet me Shtetet dhe me Organizatat Nd?rkomb?tare, kremtoi mesh?n e s? diel?s n? konkatedralen e Sh?n Shtjefnit n? Budapest, duke folur p?r sh?mb?lltyr?n e “Djalit plangprish?s”. Nga Papa, p?rsh?ndetje, lutje dhe fal?nderime p?r af?rsin?

R.SH. – Vatikan

S’ka rëndësi në cilin «vend të largët» kemi shkuar, «Ati Qiellor ka gjithnjë e më shumë besim në dashurinë e vet për bijtë e tij sesa në fjalët, vendimet dhe veprimet e tyre». Ka durim, na do dhe është gjithmonë i gatshëm të na presë krahëhapur. Është mesazh shprese dhe dashurie pa kushte, shëmbëlltyra e mirënjohur e “Djalit plangprishës”, protagonist i liturgjisë së djeshme, në të dielën e katërt të Kreshmëve, të cilën Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher, e komentoi në homelinë e tij, gjatë meshës së kremtuar në konkatedralen e Shën Shtjefnit në Budapest, në ditën e fundit të vizitës në Hungari.

Dashuria e Atit, që fal dhe hap dyert e shtëpisë

Kryeipeshkvi anglez nënvizoi se, në shëmbëlltyrën e Jezusit, protagonisti i vërtetë nuk janë aq bijtë sesa Ati i mëshirshëm, i cili përfaqëson dashurinë e pafund të Zotit. "Dashuria e Atit është aq e fuqishme dhe aq e madhe - shpjegoi ai - sa nuk e mban pas vetes me forcë tjetrin, por është gati ta lërë të shkojë". Ai nuk bën asnjë kërkesë, "por pret me durim". Është dashuri, që fal dhe hap dyert e shtëpisë. Dashuria e tij nuk na ndalon për të shkuar në ndonjë “vend të largët”, por shëlbon kohën e kaluar dhe jetën e jetuar në atë vend. Ky, kujtoi imzot Gallagher, "është lajm i mirë për ata, që udhëtojnë drejt një vendi larg e, të gjithë shkojmë herët a vonë".

Imzot Gallgher gjatë meshës në Budapest
Imzot Gallgher gjatë meshës në Budapest

Përshëndetja e Papës Françesku

Në emër të Papës Françesku, Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në meshë, në të cilën u ftua nga kryeipeshkvi metropolit i Esztergom-Budapestit, kardinali Péter Erd?. Ati i Shenjtë, nënvizoi ai, “u siguron të gjithëve afërsi shpirtërore dhe lutje”. Gjithashtu, është mirënjohës për lutjet e bëra për të në kohën e vuajtjes dhe të shtrimit në spital, por edhe sot, ndërsa pushon për t’u shëruar më mirë.

Etapat e vizitës, nga 28 deri më 30 mars

Të premten, 28 mars, dita e parë e vizitës së tij në Hungari, kryeipeshkvi Gallagher u takua me ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë, Péter Szijjártó. Më pas, foli në konferencën vjetore të ambasadorëve hungarezë e mori pjesë në ceremoninë për 60-vjetorin e vdekjes së nuncit apostolik në Budapest nga viti 1930 deri më 1945, imzot Angelo Rotta, i cili mbahet mend për angazhimin e tij në mbrojtje të hebrenjve gjatë Holokaustit. Më tej, u takua me kardinalin Péter Erdö, me kryetarin e Konferencës Ipeshkvnore Hungareze, imzot András Veres, si edhe me katër kryeipeshkvijtë e me kryeipeshkvin metropolit për besimtarët greko-katolikë. Të shtunën, më 29 mars, imzot Richard Gallagher pati një bisedë me një grup ambasadorësh të akredituar në Hungari, në nunciaturën apostolike.

31 mars 2025, 09:41