Drit? e re p?r Kupol?n e Bazilik?s s? Sh?n Pjetrit
R.SH. / Vatikan
Puna e mirëmbajtjes dhe e përmirësimit të sistemeve të ndriçimit të Bazilikës së Shën Pjetrit, në Vatikan, vijon aktualisht. Fabrika e Shën Pjetrit po rishikon ndriçimin e Kupolës së Michelangelos. Punimet po merren kryesisht me ndriçimin e tamburit të kupolës së madhe, e cila po i nënshtrohet provave të funksionalitetit dhe të intensitetit të dritës.
Operacionet teknike, të cilat zhvillohen edhe gjatë orëve të natës, janë themelore për të nxjerrë në pah madhështinë e arkitekturës së Rilindjes. Ndërkaq pajisjet e reja të ndriçimit të breznisë së fundit do të garantojnë dritë edhe më fortë, të studiuar dhe të shpërndarë mirë, si të ishte duke zbritur nga qielli! E kjo do të ndihmojë në përmirësimin e mëtejshëm të kupolës dhe krijimin e një atmosfere hyjnore, me ndikim më të madh jo vetëm vizual, por sidomos shpirtëror!
Projekti është pjesë e një sërë ndërhyrjesh periodike të mirëmbajtjes të Fabrikës së Shën Pjetrit për të ruajtur dhe për të përmirësuar Bazilikën e Vatikanit dhe strukturat e saj artistike. Puna do të vazhdojë edhe në javët në vijim. Derisa Kupola e moçme do të lëshojë mbi botën e ndriçuar nga flakët e luftërave, dritën që do t’u kujtojë njerëzve Parrizin aq të dëshiruar!