At? Pasolini: "vdekja e brendshme", e krijuar nga brisht?sia, ?sht? mund?si p?r jet?n e pasosur
R.SH. / Vatikan
Pse lodhemi për të kuptuar se jeta e pasosur tashmë ka filluar? Bibla na kujton se qeniet njerëzore, që në fillim, janë të pandjeshme dhe armiqësore ndaj veprimit të Zotit. Profetët e Besëlidhjes së Vjetër e paditën paaftësinë e njerëzve për t’i vërejtur "gjërat e reja" që bën Zoti, ndërsa vetë Jezusi, duke vënë në dukje moskuptimin e dëgjuesve të tij, foli me shëmbëlltyra. Jo për të thjeshtuar mesazhin, por për të nxjerrë në pah ngurtësinë e zemrës njerëzore, të mbyllur përballë mundësisë së një jete të përkryer.
Besëlidhja e Re e përshkruan këtë gjendje me një deklaratë paradoksale: tashmë kemi vdekur, por nuk e kuptojmë. Vdekja nuk është vetëm ngjarja përfundimtare e jetës (vdekja biologjike), por edhe realiteti, që ne tashmë e jetojmë, përmes një mbylljeje brenda vetes, e cila na pengon ta perceptojmë jetën si diçka të përjetshme, që Zoti dëshiron të na e japë. Zanafilla tregon për këtë humbje të ndjeshmërisë përmes asaj që tradita e ka përcaktuar si "mëkatin origjinal": njeriu, në vend që ta mirëpresë jetën si dhuratë, përpiqet ta kontrollojë, duke shkuar përtej kufirit të vënë nga Zoti. Rezultati nuk është pavarësia e premtuar nga gjarpri, por ndjenja e turpit dhe e hutimit.
Kjo “vdekje e parë e brendshme” duket në përpjekjen tonë të vazhdueshme për të mbuluar brishtësinë tonë me figura, role dhe suksese, pa e përballuar zbrazëtinë e thellë që banon në ne. Megjithatë, në Bibël, Zoti nuk duket i alarmuar nga kjo gjendje: reagimi i tij i parë është të kërkojë njeriun, duke e pyetur "Ku je?" (Zan 3,9). Kjo tregon se vdekja e brendshme nuk është fundi, por pika nga e cila mund të fillojë rruga e shëlbimit.
Edhe në dramën e Kainit e të Abelit del në pah kjo logjikë: Zoti nuk ndërhyn për të parandaluar vëllavrasjen, por e mbron Kainin nga ndjenja e e fajit. Kjo tregon se "vdekja jonë e parë" nuk është fat i pashmangshëm, por mundësi për të rizbuluar jetën e pasosur si realitet i tanishëm, jo ??thjesht si e ardhme. Vetë Jezusi na fton t'i lexojmë tragjeditë e jetës si mundësi për kthesë, jo ??si shenja dënimi (Luka 13,4-5).