杏MAP导航

K?rko

2025.02.08 Pomoc Charków kard. Krajewski

Ukrain?, L?moshtaria d?rgon ngarkes? t? re ndihmash humanitare n? Kharkiv

Pajisje t? domosdoshme elektronike dhe bi?ikleta, t? p?rgatitura n? bashk?punim me bashk?sin? katolike greke t? Kish?s s? Sh?n Sofis?, n? Rom?. Papa Fran?esku i shpreh af?rsin? e tij konkrete popullsis? s? prekur nga bombardimet.

R.SH. / Vatikan

Një kamion i ngarkuar me ndihma humanitare, i përgatitur nga Lëmoshtaria Apostolike, mbërriti dje, 7 shkurt, në provincën ukrainase të Kharkiv-it. Ishte i ngarkuar me mallra elementare, produkte higjienike, borsa për ngrohje e sende të tjera të nevojshme, dhuratë nga Sllovakia, si dhe disa biçikleta për të vegjlit. Dërgesa u organizua në bashkëpunim me bashkësinë katolike greke të Kishës  së Shën Sofisë, në Romë.

Një gjest, që të rikujton afërsinë konkrete të Papës Françesku me popullsinë vendase, siç nënvizohet në thirrjet e tij të shumta për të mos qëndruar “indiferentë” përballë vuajtjeve të shkaktuara nga lufta.

10 shkurt 2025, 10:51