杏MAP导航

K?rko

Asambleja e P?rgjithshme e Zakonshme e Sinodit t? Ipeshkvijve, salla Pali VI, Vatikan Asambleja e P?rgjithshme e Zakonshme e Sinodit t? Ipeshkvijve, salla Pali VI, Vatikan

Sinodi, takimi i koordinator?ve dhe sekretar?ve t? dhjet? Grupeve Studimore

U mbajt dje mbledhja e p?rfaq?suesve t? grupeve krijuar nga Papa p?r problemet e diskutuara gjat? Sesionit t? Par? t? Asambles? s? XVI t? P?rgjithshme t? Zakonshme t? Sinodit t? Ipeshkvijve. Koordinator?t paraqit?n pun?n e grupeve, duke u ndaluar ve?an?risht n? metod?n dhe temat e p?rfshira, koh?n e pritur p?r dor?zimin e raportit, v?shtir?sit? e hasura dhe pyetjet. Sekretar?t e dhjet? Grupeve Studimore u lut?n edhe p?r sh?rimin e shpejt? t? Pap?s.

R.SH. / Vatikan

U zhvillua dje, në Vatikan, mbledhja e Koordinatorëve dhe Sekretarëve të 10 Grupeve Studimore për çështjet e trajtuara gjatë Sesionit të Parë të Asamblesë së Përgjithshme të XVI të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve. Takimi - njofton një shënim nga Sekretaria e Përgjithshme e Sinodit - filloi me një çast lutjeje në të cilin të pranishmit kujtuan Atin e Shenjtë dhe u lutën për shërimin e tij të shpejtë.

Paraqitja e secilit koordinator

Më pas, secili koordinator paraqiti me radhë punën e grupit të tij, duke u përqendruar veçanërisht në metodën e përdorur dhe subjektet (njerëzit dhe organizatat) e përfshira, afatin kohor të pritur për dorëzimin e raportit të grupit, vështirësitë e hasura dhe pyetjet që presin përgjigje. “Pas kësaj kohe të pasur shkëmbimi, veçanërisht të dobishme për ato Grupe Studimi që trajtojnë çështje “transversale”, lexojmë më tej në komunikim, Atë Giacomo Costa S.I., këshilltar i Sekretarisë së Përgjithshme, dha disa “këshilla të dobishme për njëfarë uniformiteti në hartimin e raporteve dhe për dorëzimin e tyre”.

Shoqërimi i Komisionit Kanonik

Koordinatorët e grupeve u informuan për gatishmërinë e Komisionit Kanonik lidhur me shoqërimin e punës së tyre, veçanërisht për ato çështje që duhet të prekin edhe përmasën kanonike. Kardinali Mario Grech u kujtoi pjesëmarrësve nevojën për t’i pasur parasysh ato kontribute të jashtme që mund të mbërrijnë ende me email (synodus@synod.va), jo më vonë se më 31 mars 2025, në Sekretarinë e Përgjithshme, siç pati njoftuar në hapjen e Sesionit II të Asamblesë së Përgjithshme të XVI të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve. Siç është bërë deri tani, kontributet e reja do t'u përcillen menjëherë sekretarëve të grupeve në fjalë.

Grupet e Studimit

Dhjetë Grupet Studimore janë rezultat i Sesionit të Parë të Asamblesë së Përgjithshme të XVI të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve, gjatë së cilës dolën një sërë pyetjesh lidhur me jetën dhe misionin e Kishës në këndvështrim sinodal e të cilat, për shkak të temës së tyre, kërkojnë të trajtohen në nivelin e studimit të përgjithshëm në mbarë Kishën. Dhjetë Grupet e Studimit u krijuan në mars 2024, pas Kirografit të Papës Françesku mbi bashkëpunimin ndërmjet Dikastereve të Kuries Romake, Sekretarisë së Përgjithshme të Sinodit dhe letrës drejtuar kardinalit Mario Grech, në të cilën Kardinalit i kërkohej të garantojë punën e grupeve të studimit, ndërsa Sekretarisë së Përgjithshme “të studiojë sipas një metode vërtetësisht sinodale” dhe “të përgatisë planin e punës që të saktësojë mandatin e grupeve sipas udhëzimeve”.

19 shkurt 2025, 11:45