杏MAP导航

K?rko

2025.02.18 L'intervento di monsignor Campisi a Dakar

Selia e Shenjt?: Afrika gjithnj? e m? e brisht?, p?r shkak t? luft?rave dhe fatkeq?sive natyrore

Imzot Roberto Campisi, k?shilltar p?r ??shtjet e P?rgjithshme t? Sekretaris? s? Shtetit t? Selis? s? Shenjt?, foli n? takimin e K?shillit administrativ t? Fondacionit Gjon Pali II p?r Sahelin n? Dakar t? Senegalit. I solli edhe af?rsin? e Pap?s organizmit, pjes? e Dikasterit p?r Sh?rbimin e Zhvillimit t? P?rgjithsh?m Njer?zor

R.SH. - Vatikan

Mundësi për të ndarë vëllazërisht misionin e barinjve në pjesën Saheliane të Afrikës. Ky, mendimi i shprehur nga Imzot Roberto Campisi, Këshilltar për Çështjet e Përgjithshme të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, në diskutimin  e mbajtur në Sesionin e 43-të të Këshillit Administrativ të Fondacionit Gjon Pali II për Sahelin, që u hap më 17 shkurt dhe do të përfundojë më 21 shkurt, në Dakar të Senegalit. Imzot Campisi, në përshëndetjen e tij, solli afërsinë e Papës me Fondacionin, i cili mban emrin e Gjon Palit II, sepse ishte Papa polak që e deshi krijimin e tij në vitin 1984, pas vizitës së tij të parë në Afrikë.

Një kontinent i brishtë

“Kontinenti afrikan - pohoi përfaqësuesi i Sekretarisë së Shtetit – po bëhet gjithnjë e më i brishtë për shkak të konflikteve të armatosura në disa vende. Për t'iu përgjigjur me sukses detyrës së tij, Fondacioni Gjon Pali II është thirrur të kontribuojë në zhvillimin e përgjithshëm njerëzor, por edhe të vërë në jetë nismat sipas udhëzimeve të kushtetutës apostolike Praedicate evangelium.

Duke falënderuar Kryeipeshkvin e Dakarit, Imzot Benjamin Ndiaye, për mikpritjen e ofruar Fondacionit, këshilltari foli “për një shenjë vëmendjeje vëllazërore" si dhe "një dëshmi elokuente të bashkimit" ndërmjet ipeshkvijve, të cilëve u është besuar organizmi papnor. Së fundi, urimi se takimi do të jetë mundësi për të reflektuar së bashku mbi normat e reja që rregullojnë fondacionet e Vatikanit, duke ndjekur ftesën e Papës Françesku për një reformë të Kuries Romake, që do të mund të lindë, para së gjithash, nga një reformë e brendshme.

Motra Smerilli: përballim i sfidave të varfërisë e padrejtësive, për bashkëjetesë paqësore

Në fjalimin e saj në Senegal, Motra Alessandra Smerilli, sekretare e Dikasterit për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor, theksoi nevojën për të përballuar padrejtësitë që janë në themel të konflikteve edhe në Sahel. Ftoi, konkretisht, të bashkohen “forcat me Papën në luftën kundër varfërisë, në arritjen e zhvillimit integral njerëzor për të gjithë vëllezërit dhe motrat dhe në kërkimin e bashkëjetesës paqësore ndërmjet popujve të Sahelit. Kjo është sfida e madhe që na pret sot”. Rregulltarja i falënderoi të pranishmit për angazhimin e tyre në luftën "për një Afrikë më të mirë, ku dinjiteti i askujt nuk shkelet dhe ku vëllazëria bëhet realitet,  burim gëzimi dhe shprese për të gjithë". Duke kujtuar perspektivat e reja të treguara nga reforma e themeleve papnore, motra Smerilli shpreson se veprimet e zbatuara mund të pasqyrojnë "vlerat universale të drejtësisë, solidaritetit dhe dhembshurisë, e të orientohen drejt së mirës së përbashkët dhe drejt punës për paqen e miqësinë shoqërore, duke sjellë ndryshime në shërbim të zhvillimit të gjithanshëm të njerëzimit në Sahel".

19 shkurt 2025, 14:13