杏MAP导航

K?rko

2025.01.20 Giubileo Associazione Donne in Vaticano e S. Messa

Samiti p?r t? Drejtat e F?mij?ve, Kard. Parolin mir?pret lider?t nd?rkomb?tar?

Sot, 2 shkurt, me mbr?mjen e mir?seardhjes n? Muzet? e Vatikanit, do t? b?het p?rurimi zyrtar i samitit, n? t? cilin do t? marrin pjes? Sekretari i Shtetit, nobelist?, profesor?, shkrimtar?, ekonomist?, personalitete fetare e politike si dhe p?rfaq?sues organizatash nd?rkomb?tare. Papa do t? mbaj? dy fjalime, n? hapje dhe mbyllje

R.SH. / Vatikan

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, do të hapë samitin ndërkombëtar për të drejtat e fëmijëve, titulluar "T'i duam dhe t'i mbrojmë". Sot, e diel, 2 shkurt, do të bëhet përurimi zyrtar i manifestimit me mbrëmjen e mirëseardhjes në Sallën Raffaello të Muzeve të Vatikanit, ku do të marrin pjesë nobelistë, lider botërorë, profesorë, shkrimtarë, ekonomistë, përfaqësues të Kishës dhe të politikës si dhe të organizatave ndërkombëtare.

Samiti do të zhvillohet të hënën, më 3 shkurt, në Pallatin Apostolik të Vatikanit dhe do të përfshijë tetë takime tematike. Dita intensive e punës, e organizuar nga Komiteti Papnor për Ditën Botërore të Fëmijëve, do të hapet dhe do të mbyllet nga Papa Françesku, i pritur nga një delegacion fëmijësh.

Fjalimin e parë do ta mbajë mbretëresha Rania Al Abdullah të Jordanisë; ndërsa në mesin e pesëdhjetë të ftuarve do të jetë fituesja e çmimit Nobel për Paqe 2014 Satyarthi Kaylash, senatorja e përjetshme Liliana Segre; Mario Draghi, ish-president i Bankës Qendrore Evropiane; Al Gore, politikan dhe ambientalist, ish-zëvendës president i Shteteve të Bashkuara; Thomas Bach, President i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar; shkrimtarja Edith Bruck; Ahmed Nasser Al-Raisi, President i Interpolit; Antonio Tajani, Zëvendës President i Këshillit të Ministrave të Italisë; Máximo Torero, Kryeekonomist i FAO; Megawati Sukarnoputri, presidenti i pestë i Indonezisë; Arif Husain, kryeekonomist i Programit Botëror të Ushqimit; Miguel Benasayag, filozof dhe psikoanalist; Paolo Gentiloni, Komisioner Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Monetare.

Të pranishëm, edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe Ministrja e Zhvillimit Social të Republikës së Afrikës së Jugut, Nokuzola Gladys Tolashe, e dërguara speciale e Presidentit Kirill Ramaphosa, president i samitit të G20-ës 2025: Dy ndërhyrjet e Papës Françesku planifikohen për  orën 9 paradite dhe rreth orës 16:00.

02 shkurt 2025, 14:20