杏MAP导航

K?rko

Poliklinika Gemelli Poliklinika Gemelli

Papa: ‘pushim absolut’, nes?r nuk ka lutje t? Engj?llit t? Zotit nga Gemelli

Nj? komunikat? e Zyr?s s? Shtypit t? Selis? s? Shenjt? p?r gazetar?t thot? se terapia mjek?sore e Pap?s ?sht? rregulluar pak dhe analizat tregojn? p?rmir?sim t? disa parametrave sh?ndet?sor?. Ati i Shenjt? u shtrua n? Spitalin Gemelli t? Rom?s t? premten paradite pas nj? periudhe bronkiti.

R.SH. / Vatikan

“Papa Françesku ka pushuar gjithë natën. Nuk ka pasur ethe. Analizat mjekësore të ditës konfirmojnë infeksionin e rrugëve të frymëmarrjes. Terapia u modifikua pak bazuar në gjetjet e mëtejshme mikrobiologjike. Testet e sotme laboratorike tregojnë përmirësimin e disa parametrave". Kështu njofton sot pasdite zyra e shtypit e Vatikanit.

"Në mëngjes Papa mori Eukaristinë e Shenjtë, më pas alternoi pushimin me lutje dhe lexim. Për të lehtësuar shërimin, stafi mjekësor kanë kërkuar pushim absolut; prandaj nesër, të dielën e 16 shkurtit, Ati i Shenjtë nuk do të udhëheqë lutjen e Engjëllit të Zotit, megjithatë ka menduar ta dërgojë tekstin për botim.

Papa Françesku është përditësuar për mesazhet e shumta të afërsisë dhe dashurisë që ka marrë dhe shpreh mirënjohjen e tij, ndërsa kërkon të vazhdojmë të lutet për të".

15 shkurt 2025, 18:21