杏MAP导航

K?rko

Papa gjat? nj? prej audiencave t? m?ngjesit t? 6 shkurtit 2025 n? Casa Santa Marta (Divizioni i Fotografive t? VATICAN MEDIA) Papa gjat? nj? prej audiencave t? m?ngjesit t? 6 shkurtit 2025 n? Casa Santa Marta (Divizioni i Fotografive t? VATICAN MEDIA)

Papa vuan nga bronkiti, audienca e radh?s n? Sht?pin? e Sh?n Mart?s

Zyra e Shtypit e Vatikanit njofton p?r gjendjen sh?ndet?sore t? Fran?eskut dhe shpjegon se aktivitetet e 7 dhe 8 shkurtit do t? zhvillohen n? Sht?pin? e Sh?n Mart?s n? Vatikan, rezidenca e Pap?s

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku vuan nga bronkiti dhe për këtë arsye “për të vazhduar aktivitetin e tij, të premten më 7 dhe të shtunën më 8 shkurt, audiencat do të zhvillohet në Shtëpinë e Shën Martës”. Kështu njofton Zyra e Shtypit të Vatikanit në një komunikim drejtuar gazetarëve.

Edhe dje paradite Papa mbajti audiencat në rezidencën e tij në në Shtëpinë e Shën Martës dhe jo në Pallatin Apostolik të Vatikanit, duke pritur fillimisht priftërinj dhe murgj të rinj nga Kishat Autoqefale Lindore, në një vizitë studimore në Romë, dhe më pas mamitë, gjinekologët dhe personelin e kujdesit shëndetësor provincial të Kalabrisë.

Të mërkurën e kaluar, gjatë audiencës së përgjithshme në Sallën Pali VI, At Pierluigi Giroli, një zyrtar i Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, lexoi katekezën e Papës, i cili më vonë bëri apelin për paqe në “vendet që vuajnë nga lufta”.

07 shkurt 2025, 11:00