Papa p?rqafon Romanin, ukrainasin e vog?l gjysm? t? djegur nga raketat ruse
R.SH. / Vatikan
Djegiet e shkaktuara nga një raketë ruse në 45% të trupit, për voglushin Roman Oleksiv nuk janë më shkak për dhimbje, as për turp. Është krenar për to, gjë që e bëri edhe kur u detyrua të vinte maskën, dorezat dhe kostumin mbrojtës, që i jepte pamjen e një superheroi. Në fund të fundit, ky fëmijë 7-vjeçar përballoi një sulm vdekjeprurës - atë të 14 korrikut 2022, në qytetin ukrainas të Vinnytsia nga raketat "Kalibr" - që vranë 28 njerëz dhe plagosën më se dyqind. Ndërmjet tyre, Romani – e edhe nëna e tij, e cila më vonë vdiq. Nga ana tjetër, ai pësoi edhe djegie të shkallës së katërt në shpinë.
Fëmija 9-vjeçar mbërriti sot në Vatikan, ku përqafoi për herë të dytë Papën Françesku. Përqafimi i parë ishte ai i 8 dhjetorit 2023, gjatë puthjes së dorës në audiencën e përgjithshme, në Sallën Pali VI, kur i dha Papës një letër dhe më pas, me gjithë dorezat dhe maskën e tij blu, iu hodh në qafë.
Aleancë për më të brishtët
Sot Romani u prit në audiencë me delegacionin e “Alliance Unbroken Kids”&苍产蝉辫;(Aleancë e fëmijëve të pathyeshëm), nismë e lindur zyrtarisht dje, më 2 shkurt, në Romë, me rastin e Samitit Ndërkombëtar për të Drejtat e të Miturve, që po zhvillohet në Vatikan. Përfshin Konfederatën Kombëtare Misericordie d'Italia, Fondacionin Unbroken, i cili ofron mbështetje për njerëzit e prekur nga konflikti në Ukrainë dhe Fondacionin 5P Europe, lëvizje që mbron paqen në botë. Dje në San Salvatore në Lauro, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për të zbatuar nisma mbështetjeje materiale dhe psikologjike për të shkatërruarit në trup e në shpirt nga luftërat.
Audienca në Vatikan
Papa e priti grupin në sallën e vogël pranë Sallës Pali VI, përpara audiencës me shtegtarët nga vendet veriore. Përfaqësues të ndryshëm të Aleancës i treguan Françeskut një video nga pc me projektet, më pas sollën libra dhe vizatime. Romani, nga ana tjetër, nuk kishte asgjë: vetëm duart, të lira nga dorashkat dhe fytyrën, të zbuluar më në fund, të cilën e mbështeti pa ngurrim e pa droje mbi supin e Papës.
Nga vdekja, në jetë
Në një fotografi shumë prekëse, duke pasur parasysh kushtet në të cilat mbërriti nga Vinnytsia, në Shoqatën e Parë Territoriale Mjekësore të Lviv, klinikë me një nga njësitë më të mëdha të djegieve në Ukrainën Perëndimore, fëmija nuk dukej se kishte gjasa të mbijetonte. Kështu patën thënë edhe mjekët, që e mjekuan dhe e shtruan menjëherë në terapi intensive. Në Gjermani, në Spitalin Universitar të Dresdenit, ku u transportua nga një ekip paramjekësh, Roman Oleksiv iu nënshtrua tri herë në javë operacioneve: heqja e indeve jo të qëndrueshme, zëvendësimi i daulles së veshit, transplantet e lëkurës…Në Dresden hapi ngadalë sytë dhe hodhi hapat e parë. Që atëherë ai nuk u ndalua kurrë e historia e tij mbeti protagoniste e një episodi, titulluar “Fëmijët e Luftës”, të serialit "Ukraina në zjarr". Nga Ukraina, Romani u rikthye në Romë i vetëm. E vetëm me jetën e tij dhe me spontanitetin e hedhjes në qafën e Papës, u kthen shpresën shumë bashkëmoshatarëve të tij, ende viktima të asaj që Papa, sot në mëngjes, në Samit, e quajti “kriminalitet lufte”.