杏MAP导航

K?rko

Oborri i Poliklinik?s Gemelli Oborri i Poliklinik?s Gemelli

Papa n? Gemelli: kushtet po p?rmir?sohen, prognoza mbetet e rezervuar

Skanimi CT tregon nj? evolucion normal t? figur?s s? inflamacionit pulmonar, ashtu si edhe analizat e gjakut. Pasdite Fran?esku zhvilloi aktivitete pune. Prognoza mbetet e rezervuar.

R.SH. / Vatikan

"Gjendja klinike e Atit të Shenjtë në 24 orët e fundit ka treguar një përmirësim të mëtejshëm dhe të lehtë. Pamjaftueshmëria kronike e veshkave (insuficienca renale kronike) e lehtë e gjetur ditët e fundit është ulur. Skanimi CT i gjoksit, i kryer mbrëmë, tregon një evolucion normal të figurës së inflamacionit pulmonar. Testet klinike hematokimike dhe hemakrocitometrike të sotme konfirmuan përmirësimin e djeshëm.

Ati i Shenjtë vazhdon terapinë me oksigjen me rrjedhje të lartë; edhe sot nuk ka paraqitur kriza respiratore astmatiforme. Fizioterapia respiratore vazhdon. Edhe pse shënohet një përmirësim të lehtë, prognoza mbetet e rezervuar. Gjatë mëngjesit, Ati i Shenjtë mori Eukaristinë. Pasdite iu kushtua aktiviteteve të punës”.

Kështu njofton sot në mbrëmje buletini i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, në lidhje me gjendjen shëndetësore të Papës, i cili është shtruar në Poliklinikën Gemelli që dymbëdhjetë ditë.

26 shkurt 2025, 19:26