Papa n? Gemelli: Kard. Fernandez do t? udh?heq? Rruzaren n? Sh?n Pjet?r
R.SH. / Vatikan
Kardinali Víctor Manuel Fernández, Prefekt i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Doktrinën e Fesë, do të udhëheqë lutjen e Rruzares Shenjte këtë mbrëmje, në orën 21, në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan për shëndetin e Atit të Shenjtë Françesku. Kështu njofton Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë, ndërsa Papa vijon të jetë i shtruar në Poliklinikën Gemelli që prej datës 14 shkurt për “pneumoni bilaterale". Kështu e gjithë Kisha së bashku i lutet Zotit për shëndet Ati i Shenjtë.
E vazhdon edhe shtegtimi i besimtarëve në Poliklinikën romake Agostino Gemelli në Romë, ku Papa Françesku ndodhet prej 15 ditësh i shtruar në spital për shkak të pneumonisë bilaterale. Nën statujën e Papës Gjon Palit II, në sheshin e spitalit, mblidhen pareshtur njerëz për t’u lutur për shëndetin e Françeskut.