Papa n? Gemelli: anulohen t? gjitha angazhimet deri t? diel?n m? 23 shkurt
P?r shkak t? gjendjes sh?ndet?sore t? Pap?s, n? spitalin Gemelli, anulohen t? gjitha angazhimet, audienca jubilare e s? shtun?s s? 22 shkurti dhe Mesha me rastin e Jubileut t? Diakon?ve, t? diel?n m? 23 shkurt.
R.SH. / Vatikan
Të gjitha angazhimet e Papës, i cili gjendet në Poliklinikën Gemelli, në Romë, për shkak të një infeksioni polimikrobial të rrugëve të frymëmarrjes, janë anuluar deri të dielën e ardhshme, më 23 shkurt. “Për shkak të kushteve shëndetësore të Atit të Shenjtë, audienca jubilare e së shtunës së 22 shkurtit anulohet”, kështu njoftoi sot Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë.
“Për kremtimin e Meshës së Shenjtë me rastin e Jubileut të Diakonëve, e cila është në program të dielën më 23 shkurt, në orën 9.00, në Bazilikën e Shën Pjetrit, Papa Françesku ka deleguar Imzot Rino Fisichella, pro-prefekt të Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin, Seksioni për Çështjet Themelore të Ungjillëzimit në botë”.
18 shkurt 2025, 13:29