杏MAP导航

K?rko

Sheshi Sh?n Pjetrit n? Vatikan Sheshi Sh?n Pjetrit n? Vatikan

Papa krijon komisionin p?r donacionet e Selis? Shenjte

N? kirografin e Fran?eskut, organizmi i ri, i kryesuar nga k?shilltari, do t? punoj? p?r t? nxitur kontributet e besimtar?ve, t? Konferencave Ipeshkvnore dhe t? dashamir?sve t? tjer? t? mundsh?m.

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku, me një kirograf nënshkruar më 11 shkurt 2025, krijoi Commissio de donationibus pro Sancta Sede, komision i ri "detyra e posaçme e të cilit është të inkurajojë dhurimet me fushata të veçanta të besimtarëve, Konferencave Ipeshkvnore dhe bamirësve të tjerë të mundshëm, duke nënvizuar rëndësinë e tyre për misionin dhe veprat bamirëse të Selisë Apostolike, si dhe mbledhjen e fondeve nga donatorë të gatshëm për projekte specifike të paraqitura nga Institucionet e Kuries Romake dhe Guvernatoratit të Shtet-Qytetit të Vatikanit, pa cenuar autonominë dhe kompetencat specifike të secilit Ent, sipas legjislacionit aktual”.

Kryesohet nga Këshilltari

Komisioni aktualisht përbëhet nga pesë anëtarë (mund të arrijë maksimumi gjashtë): Imzot Roberto Campisi, Këshilltar për Çështjet e Përgjithshme të Sekretarisë së Shtetit, që e kryeson; Kryeipeshkvi Flavio Pace, Sekretar i Dikasterit të Vatikanit për Nxitjen e Bashkimit të të Krishterëve; Motra Alessandra Smerilli, Sekretare e Dikasterit për Nxitjen e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor; Motra Silvana Piro, nënsekretare e Administratës së Trashëgimisë së Selisë Apostolike; avokat Giuseppe Puglisi-Alibrandi, zëvendës sekretar i përgjithshëm i Guvernatoratit të Shtet-Qytetit të Vatikanit.

Koordinimi me mbledhësit e tjerë të fondeve

Në kryerjen e detyrave të tij, Komisioni do të ketë funksionin e "mjetit bashkërendues për metodat e tjera të mbledhjes së fondeve, qofshin të institucionalizuara ose jo, si p.sh. kontributet në përputhje me nenin 1271 ose me Obolin apo Lëmoshën e Shën Pjetrit duke respektuar natyrën dhe qëllimin e Instituteve individuale.

Fushata sensibilizuese

Komisioni do të përcaktojë "çdo vit fushatat e ndërgjegjësimit dhe të mbledhjes së fondeve që do të nisin", duke identifikuar "fushat operacionale dhe metodat e zbatimit" dhe duke përcaktuar "programimin e të gjithave ose të një pjese të aktiviteteve. Për këtë qëllim, mund të caktojë detyra specifike operacionale për një ose më shumë anëtarë". Për më tepër, do të identifikojë dhe do të vlerësojë çdo vit "projektet që synojnë të mbledhin burimet financiare të nevojshme për zbatimin e tyre".

Krahas përcaktimit të “përparësive ndërmjet projekteve dhe nismave që do të ndërmerren”, Komisioni, “në mungesë të projekteve të paraqitura nga institucionet, mund të parashikojë mbledhjen e fondeve “rezervë, që do të ndahen për qëllime të mëvonshme”. Rregullorja zbatuese duhet të miratohet brenda tre muajve.

26 shkurt 2025, 14:01