Papa n? Gemelli. Bruni: ka kaluar “nj? nat? t? qet?”, vazhdon terapin?
R.SH. / Vatikan
Papa ka kaluar një “natë të qetë”, ka “fjetur mirë”, ka “hëngër mëngjes dhe ka lexuar disa gazeta”. Kështu njoftoi sot Drejtori i Zyrës së Shtypit të Shtabit të Shtypit, Matteo Bruni, duke përditësuar për gjendjen shëndetësore të Papës, i cili që dje është në Poliklinikën Gemelli për një infeksion të rrugëve të frymëmarrjes. Në takim me gazetarët, Bruni njoftoi se Françesku vazhdon terapinë dhe kontrollet mjekësore.
Ethet e Papës nuk janë ngritur. Pasdite do të ketë përditësime të mëtejshme për shëndetin e tij dhe pritet një vendim edhe për lutjen e nesërme të Engjëllit të Zotit. Zyra e Shtypit e Vatikanit njoftoi mbrëmë, më 14 shkurt, pasi Françesku ishte shtruar në Poliklinikën Gemelli, se Ati i Shenjtë kishte "ethe të lehtë" dhe se kishte filluar terapinë me ilaçe në spital.