Papa Fran?esku priti sot, n? Vatikan, piktorin rus Safronov
R.SH. / Vatikan
Papa priti sot piktorin e mirënjohur rus Safronov. Gjatë takimit, Papa Françesku e bekoi artistin dhe ekspozitat planifikuar në Vatikan e në Evropë dhe nënvizoi "rëndësinë e kulturës botërore" si dhe vlersimin e veprave kulturore, elemente të rëndësishme për thellimin e përshpirtërisë universale".
Nga ana e vet, Safronov i dhuroi Papës portretin e tij. Një vepër e mbartur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës e cila, nga marsi deri në fund të shtatorit 2022, ishte së bashku me ekuipazhin, që përfundoi më shumë se 3 mijë rrotullime rreth Tokës. Tani piktura e Safronovit fitoi një vend të veçantë në koleksionin e kreut të Kishës Katolike Romake. Kështu lexojmë në një njoftim për shtyp.
“I shpreh mirënjohjen Papës për takimin, i cili u zhvillua pavarësisht nga të gjitha angazhimet e Atit të Shenjtë”-??shpjegoi Safronov - “Folëm shumë për kulturën, gjë që na kujtoi sa e rëndësishme është gjithçka që ka krijuar njerëzimi në përmasën shpirtërore.
“Arti – vazhdoi artisti – është i destinuar të bashkojë mendjet dhe zemrat, vendet dhe popujt” dhe “Gjithmonë përpiqem të përhap pëshpirtërinë përmes veprave të mia”. Vatikani është vend që gjithmonë e ka respektuar artin, duke njohur rëndësinë e tij të madhe në botë - vijon shënimi. Për shembull, në nëntor 2024, Vatikani organizoi një koncert kushtuar veprave të Dmitri Shostakovich, ndërsa ka përgatitur aktualisht dhe një ekspozitë e ikonave ortodokse. Në vjeshtën e vitit 2024, me ndihmën e Selisë së Shenjtë, u dhanë gjithashtu një seri koncertesh të muzikës shpirtërore, realizuar nga kori i Akademisë Ruse të Muzikës Gnesin.
Ky është takimi i parë i Safronov me kreun e kishës, por artisti është takuar edhe me Papën Gjon Pali II në fillim të viteve 2000.
Romë, 10 shkurt - (Agenzia_Nova)