杏MAP导航

K?rko

Papa Fran?esku takon nj? grup t? s?mur?sh (foto arkivi) Papa Fran?esku takon nj? grup t? s?mur?sh (foto arkivi)

Papa Fran?esku: "Jezusi nuk na braktis n? vuajtje"

N? dy postime t? publikuara sot n? rrjetin social X, Papa b?n thirrje p?r af?rsin? dhe dhembshurin? e Zotit q? p?rjetohet edhe n? s?mundje. Kujtojm? se nes?r, m? 11 shkurt, bie Dita e 33-t? Bot?rore e t? S?mur?ve

R.SH. / Vatikan

“Jezusi, me dashurinë e tij të mëshirshme, na mundëson të shohim edhe në sëmundje e ligështi, sado të dhimbshme dhe të vështira të jenë, një rast për të takuar Hyjit Atë. Kështu shkruan Papa Françesku sot, më 10 shkurt, në faqen e tij @Pontifex në rrjetin social X. “Në kohën e sëmundjes - shton Ati i Shenjtë në një postim të dytë - nëse nga njëra anë ndjejmë gjithë brishtësinë tonë njerëzore, nga ana tjetër përjetojmë afërsinë dhe dhembshurinë e Hyjit, i cili në Jezusin bashkëndau vuajtjet tona. Ai nuk na braktis”.

Kushdo që ndihmon një të sëmurë është një "engjëll shprese"

Fjalët e Papës vijnë në pragun e Ditës së 33-të Botërore të të Sëmurëve, e cila kremtohet nesër, më 11 shkurt, në kujtim të shfaqjes së parë të Virgjrës Mari në Lourdes. Për këtë rast, më 27 janarin e kaluar, u publikua mesazhi papnor me temën “Shpresa nuk zhgënjen (Rom 5,5) dhe na bën të fortë në mundime” me një referim të qartë ndaj temës së Vitit Jubilar 2025.

Të sëmurë e mjekë, infermierë e familjarë, miq e meshtarë, murgesha e rregulltarë. Të gjithë janë “engjëj të shpresës”, të gjithë “lajmëtarë të Zotit”, njëri për tjetrin, njëri me tjetrin, kudo që janë: në familje, klinika, shtëpi pleqsh, ambulanca, spitale.

Ecja e juash së bashku është shenjë për të gjithë, himn për dinjitetin njerëzor, këngë shprese, zëri i së cilës shkon shumë përtej dhomave dhe shtretërve të vendeve mjekësore ku ndodheni. Është nxitje për bamirësi, edhe pse jo e lehtë, ku përfshihet e gjithë shoqëria”, pohon Papa Françesku, duke theksuar tre aspekte që karakterizojnë punën e atyre që ndihmojnë njerëzit në vuajtje dhe sëmundje: takimi, që ndodh kur dikush përjeton afërsinë dhe dhembshurinë e Zoti në kohën e sëmundjes e të brishtësisë njerëzore; dhurata, ose shpresa që vjen nga Krishti »posaçërisht në vuajtje“, që hap “çdo dritë tjetër me të cilën mund të kapërcehen provat dhe pengesat e jetës”.

Mirësia, mirëkuptimi dhe shqetësimi ndaj të sëmurëve

Së fundi, bashkëndarja, e cila shprehet në buzëqeshjen e përzemërt “të një punonjësi shëndetësor, në pamjen mirënjohëse dhe të sigurt të një pacienti, në fytyrën e kuptueshme dhe të kujdesshme të një mjeku ose vullnetari, në fytyrën plot pritje e frikë të një bashkëshorti, të një fëmije, të një nipi ose një miku të ngushtë”. Të gjitha këto janë “drita të çmueshme”, përfundon Papa dhe kujton se “edhe në errësirën e sprovës, ato jo vetëm që japin forcë, por mësojnë shijen e vërtetë të jetës, në dashuri dhe afërsi”.

Në vitin 2026 kremtimi solemn i Ditës Botërore të të Sëmurëve në Peru

Për shkak të Vitit të Shenjtë aktual, Papa ka vendosur shtyrjen e kremtimeve trevjeçare të Ditës së të Sëmurëve më 11 shkurt 2026, në shenjtëroren Marian të Virgen de Chapi, në Arequipa, Peru, ndërsa sivjet - kujton një njoftim i Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin - Seksioni për çështjet themelore të Ungjillëzimit në Botë — do të kremtohen dy Jubile të veçantë: ai i të sëmurëve dhe botës së kujdesit shëndetësor (më 5 dhe më 6 prill) dhe ai i personave me aftësi të kufizuara (më 28 dhe më 29 prill).

10 shkurt 2025, 12:59