Papa em?ron motr?n Raffaella Petrini, presidente t? Guvernatoratit t? Vatikanit
R.SH. / Vatikan
Papa Françesku ka emëruar, duke filluar nga 1 marsi, motrën Raffaella Petrini, deri më tani Sekretare të Përgjithshme të Guvernatoratit, Presidente të Komisionit Papnor për Shtetin e Qytetit të Vatikanit, si dhe Presidente të Guvernatoratit. Zgjedhja u saj njoftua gjatë intervistës që Papa i kishte dhënë Fabio Fazio-s gjatë programit televiziv “Che tempo che fa”, më 19 janar të kaluar.
Motra Raffaella Petrini, rregulltare e Motrave Françeskane të Eukaristisë, që nga viti 2005 zyrtare e Kongregatës së Selisë së Shenjtë për Ungjillëzimin e Popujve, lindi në Romë më 15 janar 1969, Është diplomuar në Shkenca Politike në Universitetit Ndërkombëtar të Lirë Guido Carli dhe ka një doktoraturë nga Universiteti Papnor të Shën Tomës së Akuinit. Që nga viti 2022 ka mbajtur postin e Sekretares së Përgjithshëm të Guvernatoratit, duke pasuar kardinalin Fernando Vergéz Alzaga i cili më 1 mars do të mbushë 80 vjeç.