Nunci Apostolik n? Senegal, i ftuar nderi i bashk?sis? myslimane
R.SH. / Vatikan
Për herë të parë në Senegal, Imzot Waldemar Stanis?aw Sommertag, Nunci Apostolik në Senegal, Mauritani, Cape Verde dhe Guinea-Bissau që nga shtatori 2022, u ftua të merrte pjesë si mysafir nderi në Bambilor Ziarra, një ceremoni fetare myslimane. Tema e këtij viti ishte: “Spiritualiteti islam përballë materializmit: cila rrugë për myslimanin e sotëm senegalez?".
Ipeshkvi imzot Waldemar Stanis?aw Sommertag, Nunc Apostolik në Senegal, Mauritani, Kepi i Gjelbër dhe Guinea-Bissau që nga shtatori 2022, i shoqëruar nga rreth njëzet rregulltarë e rregulltare, mori pjesë në vizitën vjetore që myslimanët e bëjnë për përfaqësuesit në vend. Në Bambilor, në lindje të kryeqytetit Dakar, Ziarra u organizua nga gjenerali i Kalifit, Serigne Thierno Amadou BA.
Në emër të Zotit, duhet të bashkojmë gjithnjë e jo të përçajmë
“Gjatë një shkëmbimi fjalimesh, diplomati i Selisë së Shenjtë falënderoi Kalifin për ftesën. Shprehu, në vijim, bindjen e Atit të Shenjtë për dialogun ndërfetar. Papa beson "thellësisht se bashkëjetesa paqësore dhe e respektueshme është themeli i identitetit njerëzor dhe shpirtëror të çdo njeriu, se çdo besim fetar, edhe nëse është i një feje të ndryshme, e ka për detyrë kryesore t’i bashkojë njerëzit dhe se në emër të Zotit, duhet të bashkohemi e të bashkojmë gjithmonë dhe jo ndahemi e të përçahemi" – kjo lexohet në një deklaratë të Spiritanëve të Senegalit, që shoqëruan nuncin. Pasi u përcolli mesazhin e tij të paqes, Imzot Sommertag u lut për të gjithë senegalezët e dhuroi një medalje bronzi dhe një pikturë të Shën Françeskut të Asizit në bisedë me Sulltanin, në Egjipt.
Në të njëjtën linjë, Kalifi i Përgjithshëm i ftoi senegalezët të mbrojnë ndërmjet tyre paqen, solidaritetin dhe drejtësinë, në dëm të parave. “Dashuria dhe harmonia duhet të jenë vlerat që mbështesin marrëdhëniet. Paraja dhe interesi vetjak po shkatërrojnë shoqërinë”, kujtoi ai, ndërsa falënderoi qeverinë dhe autoritetet e ndryshme të ftuara në këtë takim.
Përshpirtëria islamike, kundër materializmit
Ziarra de Bambilor është ngjarje kryesore në kalendarin e ceremonive fetare të Republikës së Senegalit. Çdo vit mbledh mijëra shtegtarë nga të katër anët e vendit për një vizitë periodike të devotshme, që myslimanët i bëjnë udhëheqësit të tyre fetar ose vendeve të tyre shenjte. Është ditë e meditimit dhe e lutjes, por mbi të gjitha, ditë e përtëritjes së paktit të besimit dhe besnikërisë ndaj udhërrëfyesit e tyre shpirtëror. Tema e edicionit të vitit 2025, e 33-ta në Bambilor, ishte: "Përshpirtëria islame kundër materializmit: cila është rruga për myslimanin e sotëm senegalez?".
Ziarra de Bambilor është ngjarje kyçe në kalendarin e ceremonive fetare në Republikën e Senegalit. Çdo vit mbledh mijëra shtegtarë nga i gjithë vendi. Sivjet këtë çast të 33-të shpirtëror të shkëmbimeve dhe kujtimeve të parimeve themelore të Islamit, e kryesoi kalifi Thierno Mouhamed Bachir Tall.
Nëse pjesëmarrja e nuncit në Ziarra, në Senegal, është e para, takimet e të krishterëve me myslimanët janë të vazhdueshme. Dialogu islamo-katolik është temë e rëndësishme, që pasqyron dëshirën e dy bashkësive fetare për të jetuar së bashku në frymën e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Senegali përmendet shpesh si shembull për modelin e tij të bashkëjetesës paqësore të dy feve monoteiste.