杏MAP导航

K?rko

Lufta n? Ukrain? Lufta n? Ukrain?

Nd?rhyrjet e Selis? s? Shenjt? n? Gjenev? dhe Nju Jork

V?zhguesi i P?rhersh?m i Selis? s? Shenjt? n? Kombe t? Bashkuara dhe organizata t? tjera nd?rkomb?tare imzot Balestrero, riafirmoi ?mb?shtetjen p?r p?rparimin e grave?, si dhe dinjitetin e tyre ?dhuruar nga Zotit? dhe barazin? e t? drejtave me burrat. Caccia, V?zhgues i p?rhersh?m i Selis? s? Shenjt? pran? Kombeve t? Bashkuara, n? Nju Jork p?r seanc?n e Asambles? s? P?rgjithshme, me rastin e tre vjetorit t? konfliktit n? Ukrain?, kujtoi fjal?t e Pap?s p?r luft? e cila ?sht? gjithmon? nj? disfat?

R.SH. / Vatikan

Në botën e sotme«ka një tendencë për të injoruar familjen dhe për ta parë amësinë si një pengesë për jetën e grave«. Ato shpesh lihen vetëm pa asnjë mbështetje në luftën e tyre për të gjetur një ekuilibër midis thirrjes për amësi dhe jetës familjare dhe asaj për të kontribuar në shoqëri«.

Duke folur të hënën e kaluar, më 24 shkurt, në Gjenevë, në një tryezë të rrumbullakët të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut kushtuar tridhjetëvjetorit të Deklaratës së Pekinit dhe programit të saj të veprimit, Kryeipeshkvi Imzot Ettore Balestrero, Nunci Apostolik dhe Vëzhguesi i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, riafirmoi «mbështetjen për përparimin e grave», si dhe dinjitetin e tyre «dhuruar nga Zotit» dhe barazinë e të drejtave me burrat. Fatkeqësisht, theksoi ai, duke cituar enciklikën e Papës ‘Fratelli tutti’, organizimi i shoqërive në mbarë botën është ende larg kornizës së të drejtave dhe mundësive të barabarta. «Një disfatë domethënëse» që Imzot Balestrero kërkoi të korrigjohet, «nëse ekziston një vullnet i vërtetë për t'i shërbyer të mirës së grave».

Në anën tjetër, Kryeipeshkvi imzot Gabriele Caccia, Vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork për seancën speciale urgjente të Asamblesë së Përgjithshme, me rastin e tre vjetorit të konfliktit në Ukrainë, kujtoi fjalët e Papa Françeskut për luftën, e cila është gjithmonë një disfatë«. Thirrja është për «një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive» dhe për të ndjekur udhën për rivendosjen e paqes pa vonesa të mëtejshme.

26 shkurt 2025, 16:25