Kreshm?, Kard. De Donatis do t? kryesoj? liturgjin? e s? M?rkur?s P?rhime n? Aventin
R.SH. / Vatikan
Të mërkurën e ardhshme, më 5 mars, ditë e fillimit të kohës liturgjike të Kreshmëve, në orën 16:30, kardinali Angelo De Donatis, kryependestar dhe delegat i Papës Françesku, do të kryesojë liturgjinë stacionare në Kishën e Shën Anselmit, në Aventin, në Romë, ndjekur nga procesioni pendestar drejt në Bazilikës së Shën Sabinës, gjithnjë në Romë. Njoftimin e dha Zyra e kremtimeve liturgjike papnore.
Në procesion e fillimit të kohës së Kreshmëve, periudhës dyzetditore, që i paraprin Pashkëve të Jezu Krishtit, do të marrin pjesë kardinajtë, kryeipeshkvijtë, ipeshkvijtë, murgjërit benediktinë të Shën Anselmit, etërit domenikanë të Shën Sabinës dhe disa besimtarë. Në fund të procesionit, në Bazilikën e Shën Sabinës, do të kremtohet Mesha, me ritin e bekimit dhe të vendosjes së hirit.
Me fillimin e Kreshmëve, të krishterët zbresin së bashku me Jezusin në shkretëtirë. E me Të luten, reflektojnë, agjërojnë, por mbi të gjitha, rizbulojnë dashurinë ndaj të afërmit, posaçërisht ndaj Zotit dhe të varfërve. Gjatë kësaj kohe shpirtërore, Kisha na fton të kthehemi te gjërat kryesore; të jemi të vogël para Zotit, të ngjinojmë a të heqim dorë nga teprimet, të kthehemi me gjithë zemër në rrugën e Zotit. Në këtë drejtim shpaloset shtegu që Kisha na nxisin ta përshkojmë në rrugëtimit tonë drejt Pashkëve të Jezu Krishtit. Kthimin te themelorja, që është Zoti. Riti i hirit që na propozon Kisha të Mërkurën e Përhime na hap rrugën e kthesës dhe na ofron dy ftesa: të kthehemi tek e vërteta e Zotit dhe te vëllezërit tanë.